Albspirit

Media/News/Publishing

Donila Pipa: Nikolla Pipa dhe libri i tij për historinë dhe traditat e arumunëve të Korçës

 (STUDIME DHE REFLEKSIONE)

  

 PhD  Donila PIPA, 19.12.2019   

   

 

 

 

Nuk është e lehtë të bësh parathënien e një personaliteti siç është babi im, Niko PIPA. Për mua është parathënia më e vështirë, por më me vlerë!

Një njeri që është motivimi im në ditët me shi, dëborë pa shpresë, që me karakterin e tij të fortë të një arumuni, që edhe i vetëm nuk ndalet, por lufton për të drejtën e këtij komuniteti, më motivon që njeriu edhe i vetëm lufton dhe nuk dorëzohet!

Njeriu ka një dinjitet, ka një histori, ka një detyrë morale, për ta çuar përpara amanetin e Pleasotëve, që gjuha, shkolla, traditat arumune të mos humbasin, por të transmetohen brez pas brezi!

Si mund të harroj orët e gjuhës rumune, si mund të harroj “Seara romănească”, apo për Krishtlindje, që të gjithë së bashku, prindër dhe fëmijë, me Yllin në dorë, shkonim shtëpi më shtëpi duke çuar dritën e Krishtlindjeve?!

Si mund të harroj kampin në Novodar… shumë kilometra, por kujtime te paharruara, për ta konsideruar Rumaninë “ATDHE”?!

Si mund të harroj kujtimin e parë, takimin pas hapjes së kufijve, me kushërirat e para të babait, që i takuam për herë të parë, Teta Dumniken, Teta Fifin… apo mărțisorin, kur kushërinjtë nga Rumania na i dërgonin me postë?!

Si mund të harroj, dëshirën, forcën që asnjëherë në çdo kohe, Babushit nuk i ka ardhur turp të thotë që është arumun, që nuk shiti shpirtin, as karakterin?!

Një 80-vjeçar që në shi dhe dëbore, nuk hoqi dorë të vinte shtëpi më shtëpi, të mblidhte arumunët, të mblidhte arumunët në shoqatë, aktivitete, apo emision në radio dhe televizion.

Le të jetë ky libër një motivim për çdo arumun, që të shkruajë një pjesë të historisë së tij, të këtij komuniteti të fortë, të pasur, që shtetet i ndanë, por më shumë i ndau, mbase ndonjëherë egoizmi për t’u zënë se janë apo jo arumunë, janë apo jo grekë, janë, por çfarë janë?

Le të jetë ky libër një motivim për të gjithë ata, që nuk hoqën dorë nga tradita, duke na dhënë ne brezit të ri mësimin më të madh: DUAJENI DHE VLERËSONI PREJARDHJEN. ZGJOHUNI DUKE I THËNË VETES SE JAM KRENAR QË JAM FĂRȘĂROT!

                                                                      

                       

 

Please follow and like us: