Ndërron jetë nga Covid-19 kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej
Ndërron jetë pak ditë pas infektimit me COVID-19 kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe, teksa dhe presidenti serb Aleksandar Vucic ka shkruar një mesazh në Instagram, duke njoftuar vdekjen e tij.
Irinej, i cili kishte një influencë të madhe mbi serbët, nuk mundi të mbijetonte pas prekjes nga koronavirusi më 4 nëntor dhe u nda nga jeta në moshën 90-vjecare teksa ndodhej në një spital ushtarak në Beograd.
Në varrim, ku ishte i ekspozuar një arkivol i hapur me trupin e mitropolitit, priftërinjtë, shumica e besimtarëve, si dhe disa politikanë, nuk vunë maska dhe as nuk respektuan distancën fizike.
Trupi Kombëtar i Koordinimit për Sëmundjet Infektive (NCT) i Malit të Zi dënoi me forcë “shkeljen drastike të masave kundër pandemisë”.
Irinej u zgjodh në postin më të lartë në Kishën Ortodokse Serbe, në janar të vitit 2010.