Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: Të vrarët nga Millosheviçi dhe ata nga diktatura

 

VIRUSI  PYET  PO  KET  A  E  DINI: “SI VRITEN PRAP T’ VRAMIT”?!..

 

Po, prej këtu.., sa ka vra e zhdukë ki?!..

 

Ku ndryshonte Everi ynë nga Millosheviqi ? Të dy kishin frikë se po i xanë kolltukun…

Kishin marrë veshtë se ai kolltuk të mbulon edhe pallatin me lingota, pare ari e dollarë…

Kolltuku duhet me qindrue mbi shtylla rrashtash të freskëta njena mbi tjetrën…

Dhambët nuk duhet me i pasë të thyem nga plumbat, se nuk duken sikur po qeshin…

Diktatorët vrasin vetem per knaqësi të vet… Kur donë me vra ata i kundershton vetvetja.

Askush nuk guxon me i pre rrugen se menjëherë rreshtohet per knaqësinë e tij…

Kur njerzit mendojnë se vrasësi katil u knaq me krim, ai asht tue mendue vrasjen tjetër.

Mos e pyetni kurr se ke do të vrasin ma vonë, se kur ai habitet të vret ty të parin…

Edhe kur gabon e permendë një emen të vramë, mos e kundershto se vret një tjetër kot.

Kurr mos e korrigjoni vrasjen e tij pa u ftofë, ai të vret ty se ai asht i pakorrigjueshem.

Kur asht i lodhun lene ta zanë gjumi, e mos gabo me e zgjue se të vret ty qe e le me fjetë.

Kur flenë ai e konsideron gjumin “kohë e humbun”, “ah, sa shumë do t’ kisha vra?!”

Kushdo që ndjen dhimbje për një vrasje të tij, ai duhet vra menjëherë pa kalue minuti…

Kur mbiemnin e ka lexue dikund, mos e kundershtoni se vrasësi zhdukë fise të tana.

Diktatorët urrejnë besimet, vrasin kedo vetem kur i ndigjojnë besimin ose kombësinë…

Diktatorët urrejnë burrat ma të gjatë se ai. Torturojnë ma të gjatit per me i shkurtue.

Vrasin kedo që ka gruen e bukur, sepse ajo nuk ka shkue me i kerkue “faljen e burrit”.

Shumë burra vriten vetem se tiranët knaqen kur dalin në shetitje e shohin vetëm vejusha.

Knaqësia e xhelatve asht hypja në tribunë e me pa koka me degermija ose futa të zeza…

A e dini kur sherohen vrasësit barbar? – Kur fillojnë me vra fëmijtë dhe gratë e veta…

A ju kujtohet Stalini? Asgja nuk i ka lanë mangut Everi… E mbajti dhandrri në shtëpi… Dhe, sa mori pushtetin nder të parët ka vra Bahri Omarin… Me falni harrova:

Mbas Qemal Stafës, Vasil Shantos dhe spastrimit grupit Korçës… Gjinokastritët i vrau per “kurban” në pragun e 29 Nandorit 1944… Si e tek i vrau… “Ate e di Partia”!…   

Po, sa asht shifra e të vramëve dhe të zhdukunve nga rregjimi komunist i Ever Hoxhës e Ramiz Alisë, per 47 vjetë terror e diktaturë a e dini? Pse talleni me 4500 të zhdukunit?!

Kush dhe ku asht e botueme shifra e saktë e të vramve dhe të zhdukunve nga diktatura?!

Vetem në Shkoder me zonen Veriore deri në 1960, Aranit Çela ka firmue 2080 të vramë!  

PSE NUK E BANI MONUMENTIN E MIJA VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT ?!..

                                            

Please follow and like us: