Albspirit

Media/News/Publishing

Natasha Lako: Filmi “Fletë të bardha”, i burgosur për tridhjetë vjet me radhë

#

Filmi “Fletë të bardha” ka qenë pothuaj i kyçur për tridhjetë vjet me radhë, për të mos thënë i burgosuri i fundit politik në atdheun tonë të transformuar. Po ja që edhe kështu ndodh.
Mbetet filmi që çliroi ekranin shqiptar, me shfaqjen e parë në maj të vitit 90, kur nuk kishte më kohë për ta groposur. Këtë e bënë kryetarë bordesh dhe administratorë të njëpasnjëshëm që duan të ndrojnë historinë e kinematografisë shqiptare. Jam krenare për punën e mrekullueshme të gjithë grupit të filmit, për atë realizem dhe vërtetësi që shfaqet për herë të parë e plotë në ekranin shqiptar. Jam krenare që Kadri Roshi pasuron artin e tij të jashtëzakonshëm me një rol qytetar dhe kontravers, pas gjithë filmave me role fshatari. Jam krenare për Muzafer Shkirën piktor i filmit, krenare për të gjithë. Punë që po çlirohet me kaq vështirësi, në një vend ku pothuaj mungon kritika e vërtetë kinematografike. Jam krenare për stacionin e trenit “Lirishtë” që shfaqet në këtë film, të nisur që në vitin 1988, para rënies së Murit të Berlinit. Jam krenare për zbërthimin në mënyrë artistike për të ecur drejt mosgënjeshtrës, këtij mundimi më të madh njerëzor.

Please follow and like us: