Ambasada e Shqipërisë në Izrael në 2020, takime produktive dhe intesifikim marrëdhëniesh
Ambasada e Shqipërisë në Izrael pati një vit 2020 shumë impenjativ dhe me takime produktive të shumta, për intesifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Gazeta Izraeli Sot sjell një përmbledhje kronologjike të aktivitetit të ambasadës shqiptare.
6 janar 2020 – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u takua me përfaqësuesit e diasporës shqiptare nga Karakurti i Ukrainës, të cilët tashmë punojnë në Izrael. Diskohet për perspektivën dhe intensifikimin e gjuhës dhe shkollës shqipe për komunitetin që jeton në Ukrainë.
9 janar 2020 – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me kolonelin izraelit, Golan Vach, i cili kryesoi grupin e ekspertëve në vlerësimin e dëmeve në ndërtesa të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Takimi u zhvillua në zyrat e komandës së ushtrisë izraelite, në Bazën Ramla. Canaj e falënderoi atë për ekspertizën dhe kontributin e njësisë së drejtuar prej tij.
12 janar 2020 – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me kryetarin e Agjencisë Hebraike (Jewish Agency), Isaac Herzog, me të cilin bisedoi për fuqizimin e marrëdhënieve speciale midis shqiptarëve dhe hebrenjve.
20 janar 2020 – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, priti ekipin akademik nga Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” në Kosovë, i kryesuar nga Rektori Prof. Ass.Dr. Artan Nimani, të cilët zhvilluan një vizitë pune në Izrael. Benin pjese edhe Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra, Sekretarja e Përgjithshme, Linda Dula Halilabazi dhe Drejtori për Marrëdhëniet me jashtë, Denis Spahija.
31 janar 2020 – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në një drekë pune me ambasadorët e shteteve të Balllanit në Izrael si dhe me Koordinatorin e Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Nikolai Mladenov, ish-ministër i Bullgarisë, ku u diskutua në lidhje me ndryshimet dinamike në Lindjen e Mesme, pas “Marrëveshjes së Shekullit”, të prezantuar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
11 shkurt 2020 – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u takua me Gil Stav, përfaqësusin e shoqërisë ajrore izraelite, Israir Group, në ambientet e Panairit Ndërkombëtar Mesdhetar të Turizmit, që u zhvillua në Tel Aviv, nga 11-12 shkurt.
28 shkurt 2020 – Ne ambientet e Ambasades, u zhvillua takimi me studentet nga Shqiperia dhe Kosova, te cilet studiojne ne dy Kolegjet Nderkombetare me ne ze izraelite, EMIS dhe Givat Haviva. Ata u priten nga ambasadori i Shqiperise ne Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.
2 qershor 2020 – Me ftesë të Ambasadores kroate, znj. Vesela Mrden Korac, në kuadër të presidencës kroate të BE-së, Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në Konferencën digitale “The monetary policy response in Croatia, Euro area and Israeli economy in time of Covid-19 crises”.
6 qershor 2020 – Ambasadori I Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, pati bisedime të frytshme me Kryetaren e Komunitetit Shqiptaro-Hebre në Izrael, znj. Felicita Yakoel. Zonja Yakoel është vlerësuar për angazhimin e saj personal në forcimin e marrëdhënieve brenda Komunitetit Shqipëri-Hebre, dhe është dhënë nga Qeveria shqiptare me titullin prestigjioz “Shqiponja e Arte” dhe “Ambasadori i Kombit”.
11 qershor 2020 – Carmit Lubanov, Drejtore Ekzekutive e “Association for Environmental Justice in Israel (AEJI)” dhe z. Mossi Raz, ish-anëtar i Parlamentit izraelit dhe anëtar bordi i AEJI, ‘zhvilluan një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, me qëllim njohjen me projektet e tyre në Shqipëri.
12 qershor 2020 – Me iniciativën e Drejtorit të Departamentit të Ballkanit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Dan Oryan, Ambasadorët e Ballkanit të akredituar në Izrael, përfshirë dhe atë të Shqipërisë, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilluan një takim me kompaninë “Think Creative”. Qëllimi i takimit ishte, promovimi i turizmit ndërmjet Izraelit dhe vendeve të Ballkanit, për periudhën post-Covid-19.
7 korrik 2020 – Shqipëria dhe Izraeli vazhdojnë të thellojnë kontaktet në fushën e turizmit, pavarësisht pandemisë së koronavirusit. Zhvillohet një takim virtual midis kompanisë izraelite “Think Creative” dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë, me pjesëmarrjen edhe të ambasadorit të Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, si organizues i saj.
23 korrik 2020 – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr.Bardhyl Canaj, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Ballkanit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, Dan Oryan, zhvilluan një vizitë pune në qytetin e Ashdodit, ku u takuan me drejtuesit e Bashkisë së Ashdodit, Drejtorin e Turizmit, atë të Innovacionit dhe Infrastrukturës, si dhe të Portit më të madh të Izraelit.
4 gusht 2020 – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një Zoom-Meeting me CEO-n e kompanisë izraelito-japoneze, AID Genomics. Qëllimi i këtij takimi virtual ishte propozimi për hyrjen në tregun shqiptar të teknologjisë laboratorike për testimet COVID-19 PCR, të ofruara nga AID Genomics, e cila e ka selinë qëndrore në Hong Kong.
5 gusht 2020 – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, së bashku me Drejtorin për Ballkanin, Dan Oryan, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, zhvilloi një vizitë pune në selinë e Kompanisë më të madhe izraelito-amerikane në fushën e kujdesit shëndetësor, Active Implants, e cila synon të hyjë në Shqipëri dhe Kosovë.
19 tetor 2020 – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj u takua sot me Nënkryetarin e Parlamentit të Izraelit (Knesset), Hamed Amer, njëherësh dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Shqipëri. Takimi u fokusua në rëndësinë e aktivitetit “Forumit Balkan 20202 Kundër Antisemitizmit”, që do të organizohet në Tiranë më 28 tetor 2020.
2 nëntor 2020 -Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me z. Robert Singer, Kryetar Bordi i World ORT, si dhe anëtar Bordi i CAM/Combat Antisemitism Movement, z. Sacha Roytman-Dratwa/ Drejtor i CAM me qendër në New York, dhe z. Itay Hacham, drejtues i “Center for Jewish Impact”.
10 nëntor 2020 – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj zhvilloi një takim pune me Avital Leibovich, Drejtoreshën e AJC/American Jewish Committee, dega Jeruzalem. Ne takim u diskutua mbi hapat e ndermarra ndermjet AJC dhe Ministrise shqiptare te Diasporës, me qëllim konkretizimin e një Marrëveshje Mirëkupitmi (MoU) në fushën e marrjes së eksperiencave për mirë-organizimin e diasporës shqiptare etj.
16 nëntor 2020 – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me Menaxherin e ELTA IAI Cyber Systems në Izrael, Roi Shuposhnik. Fokusi ishte lidhur me projektin për krijimin e Akademisë Kibernetike ndërmjet ELTA Ltd dhe Universitetit “Luarasi” në Shqipëri.
27 nëntor 2020 – Gazetari izraelit, Benny Ziffer, i gazetës së mirënjohur “Haaretz”, merr “pasaportën turistike shqiptare” nga Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj. Ai do të vizitojë Shqipërinë, me synimin për të portretizuar në një seri artikujsh historinë, artin, jetën dhe kuzhinën shqiptare.
3 dhjetor 2020 – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u takua me N. Rinot përfaqësues i BIG Business Group, për të diskutuar hapat e mëtejshëm në investimet e rëndësishme komunitare dhe infrastrukturën e projektit Izraelit në qytetin e Vlorës. BIG Bussines Group është një kompani e rëndësishme në pasuri të paluajtshme, investime në infrastrukturë, vendpushime turistike në Izrael, Evropë, Sh.B.A dhe gjithashtu në vendet e Ballkanit, si Serbia dhe Mali i Zi.
7 dhjetor 2020 – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, priti në ambientet e ambasadës kompozitorin dhe drejtuesin e orkestrës së Konservatorit të Ramat Gan, Alex Wasserman. Në pranverë të vitit 2021, Wasserman planifikon një projekt artistik me Operan dhe Orkestren simpfonike shqiptare, në partnership me Almira Emiri.
9 dhjetor 2009 – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr.Bardhyl Canaj, priti në një takim me z. Robert Singer, CeO i Jewish Impact, një nga figurat më në zë i organizatave lobuese amerikano hebreje, ish drejtues i WJC/World Jewish Congress. Z. Singer pas përshëndetjeve të rastit, i dhuroi Ambasadorit Canaj Dekoratën për Kuvendin e Shqipërisë, me motivacionin “Award for Leadership against Anti-Semitism to the Parliament of Albania”.