Pa lejen e konspiracionistëve Mbretëresha Elisabeth 94 vjeç dhe Princi Philip 99 vjeç vaksinohen kundër Covid-19
Mbretëresha Elisabeth dhe bashkëshorti i saj Princ Philip janë vaksinuar kundër Covid-19, ka bërë të ditur Buckingham Palace. Një burim pranë familjes mbretërore tha se vaksinat janë bërë sot më 9 janar nga një mjek i tyre në kështjellën, Windsor.
Sipas burimeve pranë familjes mbretërore, monarkja 94-vjeçare vendosi që ta bënte publik këtë lajm, për të rritur besimin mes popullit dhe për të parandaluar spekulimet e mëtejshme mbi vaksinat. Mbretëresha, 94 vjec dhe Princi Philip 99 vjeç, janë mes rreth 1.5 milionë njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar që kanë bërë dozën e parë vaksinës Covid.
Please follow and like us: