Intervistë e Ismail Kadaresë për “Financial Times”: Vetëcensura po e shkatërron letërsinë
Intervistoi: Luke Sampson për “Financial Times”. 30 gusht 2010.
I lindur në Gjirokastër të Shqipërisë, më 1936, Ismail Kadare fillimisht është njohur për poezitë e tij, të cilat për herë të parë iu publikuan kur ishte vetëm 12 vjeç. Në vitin 1963, u botua romani i tij i parë, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”. Në vitin 1981, “Pallati i Ëndrrave”, një kritikë e vogël ndaj regjimit komunist, u ndalua menjëherë pas botimit.
Kadare më vonë kërkoi azil politik në Francë (1990) pasi kishte dhënë deklarata në favor të demokracisë. Librat e tij u përkthyen në mbi 30 gjuhë. Ai e ndau kohën e tij në mes të Francës dhe Shqipërisë.
FT: Kush është lexuesi juaj i përkryer?
Kadare: Një lexues që e pëlqen Dante Alighieri, por që nuk lejon që ai të dalë në rrugë për t’u kënaqur me Don Kishotin (Don Quixote) – sikurse ai që e lexon Shekspirin e di se nuk e pengon asgjë që të lexojë Kafka-n.
FT: Përse hani teksa shkruani?
Kadare: Unë filloj të shkruaj pas mëngjesit, rreth orës 10. Pasi që nuk punoj më shumë se dy orë në ditë, unë pi vetëm kafe, asgjë tjetër.
FT: Çfarë ju bën juve më së shumti krenar nga shkrimet tuaja?
Kadare: “Pallati i ëndrrave”. Është shkruan në vitin 1980 dhe është botuar një vit më vonë, gjatë periudhës më të errët të tiranisë së Shqipërisë. Ishte një libër në kundërshtim me atë tirani.
FT: Prej çka frikësoheni?
Kadare: Kam krijuar një trup të punimeve letrare gjatë një periudhe të sistemeve politike diametralisht të kundërta: një tirani që ka zgjatur për 35 vjet (1955-1990) dhe 20 vjet në liri. Në të dyja rastet, gjëja që ka mundur ta shkatërrojë letërsinë është ajo e njëjta: vetë-censura.
FT: Cilat libra i mbani në tavolinën pranë shtratit të gjumit?
Kadare: Libra që në të vërtet nuk i hap, por që vetë prania e tyre rrezaton diçka. Shpesh kjo ndjenjë është goxha e ndryshme nga përvoja e të lexuarit të tyre, të cilën mund ta bëj ndonjëherë tjetër. Por është ndjenja ajo që më nevojitet.
FT: A keni rutinë të të shkruarit?
Kadare: Në mes të orës 10 të mëngjesit dhe mesditës, çdo ditë. Në Paris, gjithnjë punoj në kafenenë e njëjtë. Në Tiranë, kjo është e pamundshme, për shkak të kureshtjes së njerëzve.
FT: Cili libër ua ka ndryshuar jetën?
Kadare: “Macbeth”. E lexova kur isha 11 vjeç. Edhe pse nuk e kuptoja të gjithën, më pëlqente aq shumë sa që fillova ta shkruaja të gjithën me dorë. Një vit më vonë, desha të bëja të njëjtën gjë me Hamletin, i cili, megjithatë, ishte edhe më i pakuptueshëm për mua.
FT: Si relaksoheni?
Kadare: Shëtis. Në Paris, shëtis nëpër Kopshtet e Luksemburgut (Luxembourg Gardens), të cilat janë në anën tjetër të shtëpisë sime. Në Shqipëri, gjatë verës, në bregdet.
FT: Kush ka qenë ndikimi juaj letrar?
Kadare: Tre gadishujt evropianë: Apeninet me Danten; Ballkani me tragjeditë greke dhe baladat mesjetare shqiptare dhe Gadishulli Iberik me Don Kishotin. Ishujt britanikë (Shakespeare). Literatura ruse dhe ajo e Evropës qendrore (Kafka).
FT: Kur e kuptuat se do të bëheni shkrimtar?
Kadare: Kur isha 12 vjeç. Pasi që ajo që shkruaja ishte e pavlerë, ishte e lehtë ta mendoje veten si një shkrimtar të rëndësishëm. Më vonë, ishte e kundërta.
Romani i fundit i Ismail Kadaresë është “The Accident (Canongate)”./albspirit.com
Please follow and like us: