Emigrimi në faqet e një libri
Titulli i librit: KALVAR HAPASH
Autore: BRUKU VELO
Ilustrues: ENDRI BEQO
Qëllimi: Promovimi i këtij libri në Shqipëri dhe në festivalin “Comic Book” në Francë
Historia e këtij libri, të paraqitur në formën e një novele grafike, rrëfen temën e emigrimit, një temë kjo shumë e hershme që prej ndryshimeve politike në Shqipërinë e viteve ’90, me qëllimin për të gjetur dhe krijuar kushte më të mira jetese. Ky fenomen, fatkeqësisht ende është aktual në ditët e sotme, madje me një intensitet ende të lartë, kjo për shkak të politikave sociale që vendi nuk ka mundur t’i përmbush duke i vendosur njerëzit dhe qytetarët e tij në vështirësi jetese, apo gjer edhe mbijetese. Një prej shteteve më të kërkuara prej tyre për të emigruar është Londra, kryeqyteti Britanik, kjo për shkak të kushteve të larta të jetesës dhe vendeve të punës që ofron, e po ashtu edhe politikave të tij sociale, pavarësisht se arritja në një shtet si Britania është ndër më të vështirët. Shqiptarët, për shkak të këtyre vështirësive që hasin në kalimin e kufirit britanik, janë munduar të gjejnë mënyra të reja, apo truke, për kalimin e tij në një formë të sigurtë, edhe pse jo gjithnjë përpjekjet janë të suksesshme. Njëra prej mënyrave të përpjekjes për t’ia mbathur dhe për ta kaluar këtë kufi është edhe ajo e futjes së njerëzve dhe qëndrimit të tyre në kamiona mallrash, të izoluar për të gjithë kohën që është e nevojshme për të mbërritur nga kufiri shqiptar tek ai britanik. Nuk kanë qenë të pakta rastet që këta qytetarë e kanë paguar këtë guxim dhe sakrificë të madhe duke mbërritur apo duke e kaluar këtë kufi të asfiksuar, vdekje këto të rënda, të pasqyruara edhe në mediet e shteteve përkatëse. Kjo novelë grafike ka zgjedhur të rrëfejë këtë sakrificë dhe dramë njerëzore në përpjekjen për të gjetur një jetë më të mirë, duke rrëfyer historinë e një familjeje e cila për të arritur qëllimin e tyre përpiqen të kalojnë kufirin duke u future në disa kamionë mishi, temperature e të cilëve është -15 gradë dhe që fati i tyre kalon nëpër një kalvar të mundimshëm. Së fundmi, kjo histori, përmes kësaj novele grafike të realizuar me ngjyrat dhe atmosferën që të përçojë dramaticitetin e aktit që kryhet për të gjetur rrugët e shpëtimit, ka si qëllim të ndërgjegjësojë shoqërinë shqiptar, dhe pse jo edhe atë të huaj, për rëndësinë e jetës njerëzore, të të drejtave të tij, të kushteve që kërkojnë përmirësim, duke mos i shtyrë këta njerëz drejt një humnere të pashpresë, drejt një vdekjeje të sigurtë apo drejt një hiçi që do të kthehen, të mos kthehen nga qytetarë me të drejta të vendist të tyre në të huaj pa të drejta legjitime dhe juridike të një vendi që jo gjithnjë mundet t’i mirëpresë. Ky rrëfim e ka për qëllim këtë gjë, ndërgjegjësimin për përmirësimin e kushteve të së drejtave njerëzore, ndërgjegjësimin personal të vetë njerëzve të cilët duhet të luftojnë brenda kontekstit të tyre shtetëror dhe social, e jo të mendojnë si zgjidhjen më të mirë dhe më të lehtë ikjen tutje, ikjen jashtë, ikjen drejt një aventure që mbart rreziqe dhe zhbërjen e tyre njerëzore.