Albspirit

Media/News/Publishing

Mega-projekte në infrastrukturën e Vlorës, ambasadori Canaj takon biznesmenët izraelitë

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr.Bardhyl Canaj u takua me Presidentin e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Izrael, z.Ilir Kokeri si dhe me grupin e biznesmenëve izraelitë të cilët janë dakordësuar për të zhvilluar mega-projekte ne infrastrukturën e qytetit të Vlorës.

Sipas një njoftimi të ambasadës shqiptare, përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Izrael, gjatë qëndrimit të tyre ne Izrael kanë zhvilluar takime me homologe nga fusha e biznesit, ndërkohë që në fokusin e bisedimeve kanë patur intensifikimin e lidhjeve mes tyre, me qëllim sjelljen e investitorëve në tregun shqiptar.

Pas dy vizitave te suksesshme ne Shqipëri, ne muajin shkurt dhe maj, grupi i investitorëve përfundoi studimet e fizibilitetit.

Please follow and like us: