Albspirit

Media/News/Publishing

PD nuk duhet të mbytet në dëshpërimin e të “humburve” dhe gëzimin e “fituesve”

Disa syresh, që nuk ishin në lista dhe që gjatë fushatës qëndruan në kafene në pritje të rënies së siparit të shfaqes, tani kërkojnë zëvendësimin e lidershipit.
Disa të tjerë, të vetëkënaqur e të lumtur që do të kenë një karrige në kuvend, reklamojnë grafikët që tregojnë se ne jemi rritur në krahasim me vitin 2017.
Nuk jam dakord me asnjërin prej këtyre grupeve. Por ajo që duhet bërë, me siguri, është një analizë e thellë e gjithë procesit. Duhet të shikojmë se si u sollën me votën kundërshtarët tanë politikë, por edhe ne mes vetit.
Ne nuk duhet të bëjmë sikur s’ka ndodhur gjë.
Ne nuk duhet të reshtim së denoncuari parregullsitë.
Nuk duhet të reshtim së kërkuari që kushdo që ka prekur dhe tjetërsuar qoftë edhe një votë të vetme, të shkojë para drejtësisë. Qoftë ai nga partitë rivale, qoftë nga partia jonë.
Demokracia është shumëdimensionale.
Ne duhet të dimë ta analizojmë me ftohtësi dhe përgjegjësi këtë disfatë, me të gjitha arsyet që e sollën dhe të dalim prej saj më të fortë nga ç’hymë në garë.
Please follow and like us: