Pashkët(ringjallja) nga Lugina e Preshevës
Fshati im (Rahovicë, komuna e Preshevës) dhe Kisha e fshatit tim, ishin ndër më të bekuarat, që kishin pritur Kryezotin tonë Gjergj Kastriotin, pas kthimit të Tij prej Betejës së Nishit, në Rrugë për në Krujë. Kujtimi për Të, është lidhja më e fuqishme që mos të dorëzohemi, asimilohemi, tjetërsohemi, ne Shqiptarët katolik të kësaj ane. Sa herë mendojnë që na zhdukin, ashtu bënë përpjekje edhe në dekadat e fundit, por sërish jemi, jo për meritë tonën, sërish jemi të gjallë e të rilindur. Prandaj Shën Gjergji dhe Pashkët në Luginë të Preshevës janë paralajmërues të Pranverës, Rilindjes, Ringritjes, Ringjalljes.
Edhe pse Lugina e Preshevës, e pushtuar nga pushtuesit Osman dhe vasalët e tyre sllav, rreth viteve 80-ta të shekullit XIV, duke u ndërtu xhamia e parë në garnizonin osman të Tabanocit më 1410, që ishte vetëm për nevoja të ushtarëve osman, për të vazhduar me kalvaret e tmerrshme të islamizimit të dhunshëm pas viteve 1680. Kurse edhe më parë konvertimet e dhunshme shkaku i xhizjes dhe devshirmes, e cila vazhdoi deri më 1856. Por më e keqja, ishte Islamizimi i katolikëve të fshehtë nga Serbia, pas 16-18 tetor 1912 deri më sot, si dhe muslimanizimin radikal, turqizimin dhe tash boshnjakëzimin dhe talebanizimin e Shqiptarëve musliman.
Deri më sot, nuk ka ndonjë studim a hulumtim, madje as nuk guxohet të tregohet nga pasardhësit e familjeve, që shumica e kryefamiljarëve të familjeve katolike të fshehta të Preshevës, në periudhat e ndryshme janë: vrarë; vrarë nga shqipfolës gjoja për motive të tjera; mbytur gjatë islamizimit( p.sh: një familjare e ime Mira, me emrin e muslimanizuar Mira-dije, është mbytur duke e detyru që të agjëronte ramazanin dyfish gjatë verës, që ta bënin muslimane); meshkujt janë martuar me boshnjake apo me vajza bashkëpunëtorësh të Serbisë për t’i lojalizu ndaj pushtetit serb; femrat i kanë martuar me familjarë hoxhallarësh a bashkëpunëtorësh të Serbisë etj.
Sa që pas 1990… shumë pak familje guxuan ta tregojnë publikisht që kemi ruajtur Amanetin e Gjergj Kastriotit, kjo për shumë arsye.
Natyrisht nuk është e mençur që derisa për shumë arsye: kur ke një armik( Serbinë), t’i hapësh familjes dhe vetes probleme, që të krijosh armiqë të rinjë gjegjësisht armiqë të pabesë( shqipfolësa, që kanë tradhëtuar Gjakun, Kombin, Nderin), madje t’ia garantosh vetes vetëvrasjen, vrasjen, leçitjen, linçimin, dëmin, fyerjet etj. Nga Lugina e Preshevës, ka pasur disa qindëra nacionalist, të burgosur e të përndjekur politik nga Serbia dhe Luftëtar në Luftërat tona Çlirimtare, por të tillët nuk pësuan pabesina, urrejtje, armiqësi edhe nga shqipfolës, madje as Serbia, nuk i rrezikonte aq shumë( edhe pse disa kanë mbetur të vrarë). Ka shumë njerëz që ende nuk e kuptojnë a nuk e pranojnë, sesa Serbia është armiqësore ndaj Shqiptarëve katolik dhe sesa do që të ndeshet me nacionalist islamik Shqiptar, nuk është aq armiqësore ndaj tyre. Madje ka edhe të tillë fatkeqësisht edhe katolik me mentalitet islamik, që thonë heshte fenë tënde, mbaje fshehtë mos u ndesh me turkoshakët, islamo-talebanët, apo që thonë gjoja unitetin a ngjajshmërinë e kishave( që gjoja Serbia nuk urren katolikët Shqiptar). Por nuk e kuptojnë që Feja ime, nuk është vetëm fe( sepse për besimin fetar secili përcaktohet privatisht), është Porosi e Gjergj Kastriotit dhe e Gjakut të Arbrorëve, e të Parëve të Rënë dhe mbi gjitha është Ideal i Luftës për Liri kundër pushtimit serb, e cila na dëshiron siç shpesh na akuzonte si „terrorist islamik“, apo 1878-1912 që na paraqiste si „turq“.
Mbi gjitha nuk është mençuri, është çmenduri, dashuri e çmendur, që bënë t’ia garantosh familjes dhe vetes: vetëvrasjen, vrasjen, leçitjen, linçimin, dëmin, fyerjet etj, e që nuk ke asnjë interes familjar a personal që të ndjekësh një rrugë të këtillë. Nuk ka humbje më të sigurtë sesa kjo, e sidomos kur mbetesh si familje e vetme. Pajtohemi që nuk është mençuri, zhdërvjelltësi, derisa të parët tonë kishin ditur që për t’i ikur problemeve, taksave, rreziqeve, bishtëronin sa për sy e faqe duke u islamizu në publik, e veçmas në këtë kohë, kur Serbia ka arritur të turqizoj, talebanizoj, boshnjakizoj e deri edhe radikalizoj dhe ekstremizoj edhe Shqiptarët musliman të Luginës së Preshevës e lëre më ata që janë të përzier me etni a prejardhje. Natyrisht: dëmet e pariparueshme materiale disa herë deri buzë vdekjes urie të shkaktuara nga dënimet e qëllimshme dhe dëmtimet; lotët e familjarëve tonë më të dobët e më së keqi, as këta nuk i kursyen nga persekutimi dhe urrejtja e tmerrshme; urrejtja, linçimi, fyerjet, përgojimi, shpifjet, poshtërimi, kërcënimi qoftë i hapur a edhe pas shpine; ndjekje penale të porositura dhe inskenuara jo vetëm në vendlindje por edhe në Republikë të Kosovës; kërcënime, sulme deri tentim-vrasje( pasi nuk kishin arritur të kryenin kidnapim) edhe në Republikë të Kosovës, të porositura nga Serbia, e të kryera nga agjentët islamik të Serbisë; disa herë demolim shtëpishë dhe djegëje me detonim të shtëpisë e pastaj heqje edhe të gërmadhave të saj dhe djegëje të shtëpisë së dytë; arrestime, bastisje, fletarreste, biseda informative dhe dëbim nga vendlindja etj. Por këto na pastruan, forcuan dhe fisnikëruan nga mbetjet që kishin ndyrë shpirtin dhe trupin tonë.
Por fatmirësisht edhe sot, edhe në Luginën e Preshevës, prej nga Gjergj Kastrioti, filloi projektin e Bashkimit të Arbërorëve dhe Krijimit të Shtetit Kombtar Shqiptar, jeton Kujtimi për Të.
Me krenari nga “ qafiri” i Luginës së Preshevës, për shumë mot Pashkët e me zemër të Bardhë për gjithë ata Shqiptar që Gjaku i Arbnit i rrjedh në vena!