Reforme në drejtësi apo luftë politike?
Ka një kohë të gjatë që dëgjojmë në Parlament, në daljet publike te politikanëve shqiptar, të ambasadorëve të akredituar në Shqipëri,( madje dhe të të gjithë vizitorëve politik ndërkombëtarë) , në masmedia e kudo, vetëm fjalët “reformë në drejtësi”. Veshi i cdo shqiptari, që nga fëmijët e deri tek të moshuarit, është ngopur kaq shumë me këtë shprehje, sa shpesh është bërë e bezdishme e deri e padurueshme. Pyetja shtrohet : kjo vjen nga domosdoshmëria per këtë reform ,apo është një fushatë për përfitime politike të dites dhe afatgjatë? Le ta shikojmë problemin nga disa kënde shikimi.
E para gjë që të vjen në mendje është se që nga krijimi i shtetit shqiptar, a ka patura ndonjë herë drejtësi të mirfilltë në këtë vend që ne e quajmë Shqipëri dhe të huajt e quajnë Albania? Mendoj se që nga 1912-ta e deri me ardhjen në fuqi të Ahmet Zogut, nuk ka patur as institucione të mirëfillta të shtrira në të gjithë vendin pa le më drejtësi në kuptimin e se drejtës. Në kohën e Zogut si Kryeministër, President dhe më pas si Mbret, janë fillesat e vendosjes së sistemit të drejtesisë. Ata mund të kenë qenë pak edhe nën influencat e drejtësisë italiane e austriake të kohës, por kanë lënë gjurmë në krijimin e legjislacionit demokratik perendimor dhe në dhënien e drejtësisë në raportë me kohen. Kundërshtarët e Zogut thonë se pushteti gjyqësor edhe në atë kohë, ka qenë nën trysninë e politikës së Zogut. Kjo ndoshta e errëson pak këtë periudhë, por duke qenë në fillimet e saj nuk e demonton atë. Ndërsa në periudhën e pushtimit nazi-fashist, drejtesinë e jepte pushteti dhe jo drejtësia. Në kohën e pushtimit jugosllav (fundi i 1944- 1948), në kohën e pushtimit sovjetik (1949-1961) dhe deri në fundin e 1990-ës që ka qenë në fuqi sistemi totalitar, drejtësine e ka dhënë politika sipas interesave te saj pa përfillur shtetin ligjor . Por edhe pas rënies se sistemir totalitar, megjithë perpjekjet e bëra drejtësia ka qenë nën trysninë e politikës. Pra shkurt ky vend që ne e quajmë Shqipëri, nuk ka patur drejtësi të mirfiltë. Në këtë mënyrë pra mund ti përgjigjemi pyetjes së shtruar më sipër se drejtësia është një domosdoshmëri për të sotmen dhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare.
Por problemi shtrohet se pse u bë kaq i mbyllur procesi i reformës në drejtësi? Arsyet mund të jenë të shumta, por ndërkombëtarët (SHBA dhe BE) ndoshta kanë qenë të prirur nga fakti se ata e kanë kuptuar se: shteti shqiptar dukshëm është i kapur nga element të inkriminuar. Drejtësia është dy herë e kapur nga politika dhe krimi . Politika e kapur nga lidhje të fëlliqura dhe nga krimi. Nga ana tjetër krimi prodhon shuma kolosale parash të pista me të cilat i lyhen rrotat politikës dhe strukturave të drejtësisë.Në këtë praktikë a normale, drejtësia është këthyer në një bankë nga ku prodhohen shuma të mëdha parash. Pra rrethi është vicioz dhe drejtësi të mirfilltë nuk ka për shqiptarin e thjeshtë dhe cdo kënd që ka të drejtë , por ka drejtësi për politikanët, pasanikët dhe kriminelët që e blejnë si dhe kur ta duan “të drejtën e tyre”.
Parë nga ky kënd shikimi (SHBA dhe BE), janë prirur nga ideja se procesi i mbyllur me specialist,grupe të vogla juristësh të pa kompromentuar do të ishte zgjidhja më e drejtë duke marrë parasyshë edhe rekomandimet e Venecias. Por kundërshtar të kësaj ideje thonë se kjo është një reformë që do të miratohet nga politika. Ata janë të zgjedhurit e popullit, ata kanë përgjegjesinë para popullit dhe jo specialistët. Madje shkojne deri aty sa thonë shkoqur: kjo është republikë parlamentare dhe jo republika e specialistëve duke lënë të kuptohet se rruga e ndjekur ka qenë e gabuar dhe për pasojë edhe reforma që në fillimin e saj është e dështuar. Ky grup politikanësh,( nga opozita dhe maxhoranca), dështimin po përpiqet t’ja faturojë ndërkombëtarëve.Ata thonë se drejtësia nuk mund të importohet dhe se as nuk mund të bëhet me njerëz nga jashtë. Tani për tani situata duket si një kaos i vërtetë, por që vetëm koha mendoj se do të jetë gjykatësi më i mirë dhe do të thotë se kush ka patur të drejtë dhe kush nuk ka patur.
Zëra nga shoqëria civile (vecoj këtu Fatos Lubonjën), thonë se edhe ambasadori amerikan Lu ka pranuar ide dhe rekomandime të shumë qaramanëve e të paaftëve të cilat shpesh nuk kanë qenë të drejta . Ai nisur nga këto rekomandime ka mbajtur disa herë qëndrime të njëanëshme (kryesisht në mbeshtetje të Edi Ramës), duke kaluar kufijtë e detyres diplomatike. Madje thënien e tij se:”Basha e Rama o të takohen bashkë e të gjejnë zgjidhej për reformën në drejtësi ose të mbyllen përjetë atje”, e ka quajtur thjeshtë –skandaloze. Në vazhdim ai ka theksuar mos u habisni se edhe SHBA-ja jo rrallë ka gabuar në ceshtje të mëdha (si lufta e dyte në Irak etj), dhe jo më për reformën e drejtësisë në Shqipëri që s’është asgjë para problemeve që ajo ka.
Le ta shikojmë problemin nga këndshikimi i qeverisë. Duke qenë se Kryeministri Rama me stafin e tij ka dështuar në këto tre vite qeverisje në të gjithë komponentët që ka premtuar para elektoratit shqiptar, mendon se një vit para zgjedhjeve, është momenti i duhur ta trasferojë vemendjen e publikut në një fushë të mprehtë dhe që nuk i përket përgjegjësisë së tij, pra tek drejtësia. Ai mendon se kjo fushë aktualisht është e kapur nga opozita (dhe pjesërisht edhe nga LSI-ja) dhe përpiqet ti faturojë një pjesë të dështimeve.Por nga ana tjetër këtë ai se duron dot , sepse i don të gjitha instrumentat në dorën e vet dhe të shtyp këdo që i del përpara. Ai kurrë nuk ka menduar dhe nuk mendon të bëjë reform (sepse ajo nuk i intereson), por si ta fusi ate nën ombrellën e tij dhe më pas ti bëjë gropën politikisht dhe penalisht Sali Barishës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës dhe të marrë kështu flamurin e fitimtarit politik. Nisur nga ky qëllim, fillimisht bëri draftin e reformës vetë duke anashkaluar opozitën, pas dështimit të parë dështoi dhe me rekomandimet e Komisionit të Venecias, pastaj dështoi për blerje votash, pastaj dështoi për të ashtuquajturin referendum, pastaj me zgjedhje të parakohëshme dhe në fund duke luajtur lojën e letrës bardh (bëjeni ju të PD-së reformën në dakortësi me SHBA-në dhe BE-në dhe unë do t’ju a firmos), duke luajtur rolin e “ lidershipit madhor”, se është i dëshiruar në dështimin e reformës dhe nga dështimi të marrë kapital politik për zgjedhjet e ardhëshme. Thjeshtë luftë politike, por as sesi reformë për interesin publik.
Opozita e ka vlerësuar reformën, është impenjuar seriozisht dhe ka punuar fort në cdo fazë, draft, e paragraf të saj nisur nga dy arsye kryesore. Së pari se vendi dhe e ardhmja kërkojnë një drejtësi të fortë, të pavarur,të pa anëshme, të pa kompromentuar dhe të besueshme nga faktori i brendëshëm dhe ai ndërkombëtar. Së dyti , duke ditur natyrën dhunuese e brutale të Ramës, ka qenë “vigjilente” në mbylljen teknike e profesionale të të gjitha shtigjeve, që cojnë në përzgjedhjen e forumeve dhe të kandidaturave për të mos mundësuar kapjen nga qeveria. Ajo ka qenë shpesh herë stoike në mbrojtjen e qëndrimeve të saj, sa ka marrë mbi vehte edhe goditjet e ndërkomtarëve. Por kjo deri tani nuk i ka bërë keq se nuk ka qenë me tepri. Në këtë betejë të fortë politike, megjithëse Rama ka patur më shumë “artileri të rëndë” në mbështetje, Basha ka qenë i matur, prudent dhe në përgjithësi po pozicionohet si fitimtar.
Por në paragrafin e parë të këtij shkrimi kemi shtruar pyetjen se kjo që po ndodh aktualisht për reformën në drejtësi ,është domosdoshmëri apo luftë politike?Kësaj pyetje tani mund ti përgjigjemi se: të dyja janë ,por loja politike në këtë betejë është parasore. Pse është parësore? Sepse Rama duke mendur vetëm për veten e tij, fillimisht e anash kaloi LSI-në në të gjithë veprimtarinë që bëri me PD-në, duke lënë të kuptohet se vendimmarrja politike e ardhëshme do të jetë PS-PD (vetkuptohet pa LSI-në).Kjo lëvizje politike rezultoi e gabuar dhe për këtë Rama u detyru te tërhiqet zvarrë nga llogorja në llogore deri tek dorëzimi (me letrën e bardhë). Ai i trembet nje bashkimi të ri votash PD-LSI, se kjo lëvizje e conte atë në humbjen e maxhorancës dhe për rrjedhojë dhe të postit kryeministror. Por nga ana tjetër edhe LSI e din se një drejtësi e kapur nga Rama vetëm ,është më agresive për të se kapja e saj nga PD-ja. Prandaj LSI luan lojën politike me dy porta gjithnjë në mbrojtje.Pra miqt e mi ,si të kalojë si të mos kalojë reforma ,më shumë e mbi të gjitha është lojë për interesa politike.
Lidhur për sa më lart edhe unë kam këndshikimin tim , i cili në thelb është i ndryshëm nga sa u trajtu më lart. Personalisht mendoj se Shqipëria ka nevojë për reform kushtetuese dhe se ndihma dhe asistenca amerikane janë domosdoshmëri. E them këtë sepse Kushtetuta që aktualisht kemi në fuqi, është miratuar pa pëlqimin e opozitës së asaj kohe ( pra me më pak se gjysma e popullsisë së sotme)dhe asaj i janë bërë e po i bëhen aq shumë ndryshime sa i ngjanë një rrobe të arnuar keq. Shtoj asaj edhe ndryshimet e pritëshme në kuadër të reformës në drejtësi, dhe kuptohet se sa larg kemi shkuar. Mendoj se do të ishte shumë më e arsyeshme që nëpërmjet reformës kushtetuese ti jepej zgjidhje edhe reformës në drejtësi. Pra zgjedhja e Presidentit,gjyqtarëve, prokurorëve, avokati i popullit etj, të bëhej direkt nga populli dhe pa asnjë ndikim nga politika. Vetën kështu do të kishim organe të pa varura, drejtësi të pa kapur dhe të paanëshme.
Lidhur me besueshmërinë e asaj që po gatuhet e do të serviret si “reforma në drejtësi”, mendoj se do të gjendet një farë zgjidhje dhe do të kalojë me “konsensus” në parlament. Por nuk jam aspak i bindur se do te sjellë ndonjë përmirësim të dukshënm të gjendjes. Ky pesimizëm më vjen nga që shoh që Kryeministri, ministrat, deputetet, shtetarët e lartë, gjyqtarët, prokurorët etj, e shkelin ligjin cdo ditë. Atëherë kur lidershipi e shkel, pse të mos e shkel edhe dikush tjetër, por ky dikushi tjetër do të dënohet, kurse lidershipi-kurrë. Ku ishim…atje ,cfarë bëmë… asgjë.