Fritz Radovani: VRITET DON ANTON ZOGAJ
DON ANTON ZOGAJ, (1905 – 1948)
Don Anton Zogaj ishte djali i Lekës dhe i Marijes, dhe asht le në Kthellë të Burrelit në vitin 1905. Prindët shkuen me jetue në Gjakovë të Kosovës, ku u munduen me rritë një djalë me virtyte të mira. E sollën në Shkoder tek një konvikt “Malet tona” dhe, prej aty kaloi në Seminarin Papnuer, të cilin e ka krye me rezultate të shkelqyeshme në vitin 1920. Vazhdoi studimet e nalta në Austri, në degen teologjike të qytetit Trauning. Asht Shugurue meshtar me 26 Prill 1932. Rezultatet në studimet e Tij e sollën që të emnohet pranë Imzot Vinçenc Prennushit si sekretar i Argjipeshkvisë së Durrsit e Tiranës.
Asht dallue në qendrimin e Tij besnik dhe korrekt. Ishte i përgatitun në disa gjuhë të hueja, të cilat i ka perdorë me lehtësi dhe kujdes. Binte në sy si nga përgatitja e Tij kulturore dhe per sjelljen korrekte si meshtar i zellshem.
Ajo që e bante edhe ma të dukshem në veprimet e Tij ishte korrektesa. Ishin të gjitha cilsi që i binin në sy fatkeqsisht edhe Sigurimit të shtetit komunist.
Në se do ti referohemi Dosjes nr. 1245, të hapun me dt. 29 Gusht 1947, nga hetuesi i njohun i Sigurimit Muharrem Vasiari, kunder Don Anton Zogaj, do të kuptojnë kjartë se në cilat pozita u gjet Kleri Katolik Shqiptar perballë kasapve të Sigurimit terrorist të shtetit shqiptar, ku asnjëni nuk kishte ma të voglen dëshirë me nxjerrë në shesh të vertetën, perveç shpifjeve të veta.
Në kjoftëse njeriu ka dëshirë me dijtë se ku i fillonte trillimet ky Sigurimi i shtetit dhe se ku perfundonin ata, ku dashje ose padashje lexuesi sa vjen e bindet se “asht e pamujtun me kenë disa qinda faqe proces – veral fallco”, vetem si e si me vue në rreshtin e të pushkatuemve edhe një klerik tjeter, që as nuk ka të bajnë me vargun e pafund të akuzave të hetuesisë kriminale.
Aq shumë duhet të jetë torturue Don Anton Zogaj, sa mund të tham me një bindje të plotë se pak klerikë kanë aq shumë akuza, sa ka Don Antoni, në një prej volumeve të Dr. Pjeter Pepës, tek “Tragjedia dhe lavdia…” Vol. II.
Sikur, të mërrihej me u konsiderue të verteta akuzat dhe të dokumentueme nga Sigurimi i shtetit ashtusi i kanë shkrue aty, tue ua veshë të gjithve ba e paba, po tue i detyrue me firmue preceset si dhe tue i pranue shpifjet me firmat e tyne, me siguri numri i të pushkatuemve do ti kalonte 15 vetë.
Asht një mrekulli e vertetë mospranimi me nenshkrue dhe me pranue gjithë ato fletë fallco plot shpifje, që hetuesia kishte përgatitë per grupin e madh që mendonte me formue me klerikët e Tiranës, kohë në të cilen as nuk do të kishte asnjë mundësi me shpetue asnjëni prej tyne, tue mos perjashtue dhe Don Shtjefen Kurtin, per të cilin ç’prej asaj kohe asht mendue vrasja e Tij.
Asht kenë një fat i madh edhe mprehtësia e Don Antonit, i cili porsa ulej në karrigat e torturave të hetuesisë, binte në sy forca e madhe e qendresës së Tij, perpara atyne bishave që shpeshë kanë mërrijtë edhe me i shkye sa e sa vetë, që tue kenë të pafajshem mbyllnin jeten në duert e këtyne katilave.
Asht fat i madh qendresa e shumë vetve që nuk pranojnë akuzat fallco. Kjo e vetem kjo, i shpeton të akuzuemit nga një shfarosje e plotë prej Sigurimit.
Këtu tek Dosja 1245 e Don Anton Zogaj, kemi të bajmë edhe me një qellim indirekt që hetuesia tue akuzu Don Antonin, mendon me randue edhe ma shumë Imz. Vinçenc Prennushin, i cili mendoj, se “asht krejt’i pafajshem”, mbasi pjekunia dhe eksperienca e Tij janë kenë të pakundershtueshme.
Imzot Vinçenc Prennushi ishte nder drejtuesit e Klerit Katolik që binte në sy per eksperiencën e madhe që kishte dhe, kryesisht mos me ra nder disa prej gabimeve që, Sigurimi i shtetit punonte aq shumë me i vertetue. E kur bahet fjalë per Sekretarin e Tij Don Antonin, merret me mend cila ishte ajo perpjekje e atyne per me e njollosë madje, tue kenë plotsisht i pafajshem.
Don Anton Zogaj me qendrimin e Tij burrnor dhe të pjekun, i kupton mirë dredhitë e Sigurimit të shtetit prandej, Ai ishte i gatshem me sakrifikue pa asnjë mëdyshje jeten e vet sesa me akuzue Imz. Prennushin, per të cilin nga dita e parë e arrestimit Don Antoni vendosë me u vetsakrifikue nder tortura po, asnjëherë emni i nderuem i Tij mos me kenë shkak i zhdukjes Imzotit.
Edhe pse hetuesia perveç torturave perdori të gjitha mënyrat e veta ma të rrafinuemet dhe djallzore, me rrezikue jeten e Imz. Prennushit, ajo nuk ia mërrijti qellimit të saj, e kjo vetem në saje të qendresës së Don Anton Zogaj.
Sot ndoshta asht e sigurtë analiza që i bajmë Imz. Prennushit, Don Shtjefnit apo Don Antonit, po kur ata ishin të pranguem rreziku nuk mund të dihej.
Askush nuk mund të parashikonte qendresen e Don Anton Zogajt, që ishte i vetmi gur graniti i pathyeshem e që, hetuesit barbar vrastarë nuk arrijtën asnjëherë me mjetet e torturat mizore me i hjekë të pakten një lesker. E sot ndoshta, qendresa e Don Antonit e rreshton Até, nder ma të pathyeshmit.
Në të gjitha fletët e Dosjes së Don Antonit, na do të gjejmë perpjekjen e të gjithë hetuesve me njollosë nëpermjet Don Antonit, cilindo që Sigurimi e ka pikë dyshimi ose ma keq, tue mendue se ky apo ai tjetri nga torturat, do të pranojnë me vue firmen per me mbyllë kapitullin e vuejtjes e të mjerimit. Po, fatmirsisht, sejcili asht i gatshem me u sakrifikue por, jo me njollosë me shpifje shokun ase eprorin per të cilin asnjëni nuk ven gojë në Te. Aq asht e vertetë kjo, sa në fund të leximit të Dosjes nr. 1245, njeriu pyet: “Po cila ishte arsyeja e vertetë e ekzekutimit Don Antonit, nga Sigurimi i shtetit?”
Edhe kjo pyetje e ka përgjegjen e vet: “Don Anton Zogaj ishte i pafajshem, po edhe Trim i pathyeshem!” Ai ruejti veten dhe Eprorët të paster e vendosi me vdekë 43 vjeç, si Martir i Kishës Katolike tue u rreshtue me Herojt’ e Saj, edhe si Zamak i Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne, 21 Korrik 2022.