Sulejman Mato: Buzeqesh si një Mona Lizë
Kushtuar nënës
Ja ku me ke,
kaq pranë dhe s’më sheh.
I vetmuar, qetësisht, zemërngrirë,
të shoh në foto,
në mermerin e ftohtë,
buzeqesh si një Mona Lizë
Çfarë pres të më thuash?
Çfarë pret të të them?
Edhe pse tashmë jam vetë i moshuar,
brenga më bren.
Je ti që na solle gjashtë fëmijë në jetë,
dhe na mëkove me varfëri…
Unë Zotin s’e kam parë kurrë
Zoti im ishe ty.
Ku je?
Mos vallë je shndërruar në erë,
në netët e dimrit, me shi të trazuar?
Vjen shpesh, lëkund perdet lehtë-lehtë,
dhe ikën sërish e qetësuar?
Çfarë ka mbetur akoma pa thënë?
Çfarë përjetë rri fshehur?
Një brengë që s’do mund ta kuptoj kurrë.
as i gjallë as i vdekur.
Please follow and like us: