Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Bashkimi Europian dhe NE

Samiti i BE për Ballkanin Perëndimor, nisi me kufizim rrugësh, lirie, të drejtash dhe vazhdoj me çdudira të tjera të pafundme, si këpuca e grisur e KM Hollandez , çanta e çuditshme e KM të Luksenburgut dhe grushti kundër ish KM Shqiptar.
Negociatat e pranimit kemi një jetë që i presim mes një dashuri për të qënë europianë dhe për t’u ndjerë të tillë mes një amullie politike dhe pasigurie individuale.
Po a sillemi në vetvete ne si europianë, unë mendoj që një shqiptar kudo në botë është shumë i integruar, punëtor, i kulturuar, i qetë dhe i aftë në biznes, edhe në Bruksel vendi ku bëhen konsultime për NE, bashkëkombasit tanë janë tepër të aftë, kanë ngritur biznese, madje merren edhe me POLITIKE. të cilën e bëjnë pastër dhe me një tjetër model.
Vetem në Shqipëri politika është përbindësh dhe pis, aq sa të vjen turp nga politika në këtë vend.
Pse vallë kemi qasje ndryshe për korrupsionin, për servirjen e politikave të mbrapshta, ndryshe për punën, objektivat, pasurinë, veshjen, stilin dhe gjithcka na rrethon në jetën e përditshme dhe këto elementë nuk janë vetëm faj i shtetit, por më së shumti janë individuale dhe duhen rregulluar një orë e më parë që kur takohemi me europianin ose shqiptarin e integruar mirë në Europë të mos ndjehemi inferiorë…
Samiti i BE organizuar në Tiranë ishte për problematika të ndryshme si energjia, nënshkrimin e marrëveshjes Roming dhe disa kontrata me Shtetet e Ballkanit Perendimor, por edhe përmirësime të marrëdhënieve mes këtyre vendeve.
Çfarë është në vetvete një vend kandidat dhe një vend, pjesë në BE?…
Negociatat e pranimit me një vend kandidat nisen vetëm kur qeveritë e BE, të mbledhura në Këshillin e Evropës, kanë rënë dakord njëzëri mbi pranimin.
Asnjëherë për Shqipërinë nuk kanë qënë unike këto vende.
Negociatat zhvillohen në konferenca ndërqeveritare midis qeverive të vendeve të BE dhe atij të vendit kandidat.
Ato i ndihmojnë vendet kandidate për t’u përgatitur për anëtarësim në BE dhe lejojnë BE të përgatitet për zgjerimin sa i përket kapacitetit absorbues.
Në nivel praktik, trupi i legjislacionit të BE-së ndahet në 35 kapituj ,sipas politikave të një vendi që aspiron.
Këshilli vendos unanimisht nëse do të hapë çdo kapitull.
Kur të përfundojnë negociatat për të gjitha kapitujt, termat dhe kushtet duke përfshirë klauzolat e mundshme mbrojtëse dhe aranzhimet kalimtare përfshihen në një traktat pranimi.
Ky traktat ka nevojë për pëlqimin e Parlamentit Evropian dhe miratimin unanim të Këshillit.
Të gjitha shtetet kontraktuese e ratifikojnë atë në përputhje me rregullat e tyre kushtetuese.
Për Hapjen e Negociatava me Shqipërinë kanë folur të gjithë dhe gjithnjë kanë lënë detyra për reforma të vazhdueshme.
Komisioni Europian disa herë rekomandoi hapjen e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë, por kurrë nuk ndodhi.
Dje ishte një Samit ku po të ishim një vend normal, mundet të kishim disa mundësi për të bërë një panoramë të kthjellët të Shqipërisë në vendet e BE.
Çfarë fiton Shqipëria dhe shqiptarët nga Samiti dhe nga hapja e negociatave?
Po i listoj disa me pika:
1. Në planin politik është një arritje e madhe për vendin, pasi rritet besueshmëria jonë kundrejt partnerëve ndërkombëtarë si dhe fakti që autoritetet shqiptare do të ftohen në takime të rëndësishme të BE-së me status vëzhguesi. Do të jetë një mënyrë e mirë për të vendosur kontakte, por edhe për të parë nga afer modelin europian të politikëbërjes.
2. Modernizim i mëtejshëm i shtetit.
3. Do të ndihmohet Shqipëria, të vendosë standardet më të larta në fusha si mjedisi, shëndetësia, siguria ushqimore apo punësimi.
4. Më shumë investime të huaja për të nxitur ekonominë dhe për të krijuar vende pune më të shumta dhe më të mirëpaguara.
5. Rritet aksesi i Shqipërisë në programet europiane ku institucionet shtetërore dhe organizma privatë mund të përfitojnë.
BE aktualisht përbëhet nga 28 vende.
Pas 6 vendeve të para, Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Luksemburgut dhe Holandës, 22 vende të tjera janë bashkuar me BE-në, Danimarka, Irlanda, Greqia, Spanja, Portugalia,Austria, Finlanda, Suedia, Qipro, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia, Sllovenia, Rumania, Bullgaria, Kroacia.
Shqipëria, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia janë ende me statusin e vendeve kandidate.
Islanda tërhoqi kërkesën e saj për t’u bashkuar me BE.
Kurse Mbretëria e Bashkuar u largua totalisht.
Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova kanë statusin e vendeve kandidate potenciale.
NE do jemi pjesë e BE sepse ka qindra vjet që këtë gjë shqiptari e ka kërkuar me këmbëngulje.
E duam BE por a na do BE në gjirin e saj, kjo ka pikëpyetje të mëdha sepse Politika në Tiranë ka pasur probleme pafund mes vetes…

 

Please follow and like us: