Mimoza Bici: Trupshtrirë…
Trupshtrirë shtratit të mjergullt
mbuluar çarçafit gri
Këmbët zgjaten e zgjaten
Koka zvogëluar
gjoksit përpirë.
Po haj veten
e trupin këmbët shtyjnë
Për ku?
Flokêt plasaritur mureve
Gishtërinjtë, njolla gjaku
gërryejnë sytë e frikshëm
Në vend të një portofoli harruar diku.
Duhet dal nga kjo dhomë
mbyt ajër i saj
Spirale rrotulluar një zë
as qesh as qan
Ka një ëndërr për ty dritë
Çohu vallëzo
Hap dritaren
rreth meje rrotullo.
Po ngrihem
Xhamat e dritares thyer frymës time
Një mantel i purpurt
mbulon të kaluarën
Si për të thënë
gënjeshtër e bukur ish.
Vallëzoj e vetme udhës gri
Ozonit përpirë.
E tash po zgjohem
Shëët!
Të lutem mos flit
Kësaj bote çdo zë zhurrmon
Mos fol dhe pak
Zhytur errësirës
Vallëzimit tim
Një trup i padukshëm
as hije, as kozmik
Unë pikë e kristaltë
Të dy po lindim diellin
pritjes së gjatë
Trupit shtrirë këmbëve
Shtratit të artë.
(mimozabici@ “Hap dritaren”, poezi nga cikli i poezive “Lulenata”, Tiranë, dhjetor 2022).