Nurie Emrullai: Histori e dëgjuar
(Sipas Li Po dhe Ezra Pound)
Unë po vdes etjeje,
ngase nuk ka ujë
ku s’ka pirë hëna…
Thonë poetët u helmuan,
ngase u munduan të pinë dritën e saj,
ngase u munduan të fshihnin marrëzinë.
Por, unë, tani, po vdes etjeje
për pak ujë me dritë hëne,
e veç njëherë çmendurinë ta mbërthej në krahë.
Kurorë vdekjeje m’u bëftë dritë e saj!
Jeta ime n’sa faza duhet të shuhet,
që rishtazi të mbushet?
Please follow and like us: