Jaho Margjeka: PËRSHPIRTJE
Me pallavra po më mërziste një horr
Kur u çfaq ajo si një meteor,
U tkurr horri, krejt u zvogëlua
Duke u jargavitur asaj iu përgjërua.
I tha asaj se më kishte mik
Më donte më shumë se një çiflik,
E syrin më shkelte papushim hori,
Synë e kuq si sy prej morri.
… Iku pastaj, gruaja – meteor
Pas la një dritë të bardhë – si dëborë,
E filloi prapë me pallavra horri,
Horri me synë e kuq, sy – morri…
Të lutem, më shpesh eja, grua – meteor
Le të jargavitet ky morri – horr,
E ik, ik prapë, por si meteor
Me atë dritë të bardhë, nga pas si dëborë.
Mars 2004.
Please follow and like us: