Florim Rullani: Për një qasje të re në diplomacinë e Kosovës
Është racionale t’i analizojmë strategjitë diplomatike të përdorura mbas 14 vitesh veprimtarie të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Është domosdoshmëri, t’i analizojmë strategjit diplomatike që janë përdorur gjatë këtyre viteve, si dhe një strategji e formuar mirë nëse ka ekzistuar ndonjëherë.
Duke u bazuar në fuqinë ekonomike dhe ushtarake, shtetet e vogla si Kosova zakonisht përballen me shumë vështërsi për të arritur në objektivat në negociatat ndërkombëtare. Prandaj është thelbësore të kemi strategji në politikën e jashtme, për arritjen e qëllimeve të dëshiruara nga shtetet. 2000-2008, përveç Deklaratës së Pavarësisë është shumë e vështirë të gjenden raste tjera se ku Diplomacia e Kosovës ka pasur suksese. Por edhe në këtë rast, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur rol vendimtar.
Cilat janë dështimet diplomatike të Kosovës sipas Institutit të Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
Dy dështimet kryesore të diplomacisë së Kosovës kanë të bëjnë me fuqinë e butë.
Së pari, Kosova ka dështuar në bindjen e komunitetit ndërkombëtar që institucione e Kosovës kanë vullnet dhe aftësi për t’i integruar dhe mbrojtur komunitetet pakicë në vend. Edhe pse rendi publik ka qenë gjatë 18 viteve të fundit në përgjithsi e stabilizuar, jehona e protestave masive e vitit 2004 që praktikisht sollën vendin e një rindezjes së konfliktit etnik i ka mbajtur disa aktorë ndërkombëtarë skeptikë ndaj modelit kosovar të qeverisjes. Si rezultat i këtij dështimi, bashkësia ndërkombëtare vazhdon të bëjë presion mbi qeveritë e Kosovës për të krijuar Asosacionin e Komunave Serbe në Kosovë.
Së dyti, diplomacia e Kosovës ka çaluar në adresimin e krimeve serbe gjatë luftës 1998-1999. Në përpjekje për ta realizuar marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, Ministria e Punëve të Jashtme në të gjitha qeveritë është pasivizuar shumë në negociata. Shteti serb ka përfituar shumë nga neglizhenca dhe paftësia e shtetit të Kosovës për t’i adresuar sa ma efektive krimet serbe në Kosovë edhe në publikun ndërkombëtar.
Nëpërmjet një propogande shumë të koordinuar dhe fokusuar, qeveria e Serbisë ka arritur për të krijuar situatën te dikush që nuk ka informata mbi historinë e Kosovës dhe Serbisë të has në vështërsi të madhe të kuptojë cilët ishin agresorët dhe cilat viktima. Një pranim i pakontestuar i shqiptarëve të Kosovës si viktima të Serbisë do të ndikonte drejpërdrejt në krijimin e fuqisë së butë të Kosovës, ngjajshmërisht si Holokausti që ka ndikuar në krijimin e fuqisë së butë për shtetin e Izraelit. Fatkeqësisht Serbia ia ka dalë me e neutralizu këtë element. Serbia deri tani ka prodhuar 4 filma dokumentarë me target publikun ndërkombëtar për të hutuar ata që nuk kanë njohuri për Historinë Kosovë-Serbi. “DOSJA E PAHAPUR” është një projekt i ndërtuar nga Instituti i Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (IKSMN), cili do t´i shërbejë në mënyrë të drejtpërdrejtë diplomacisë publike dhe sensibilizimit të çështjes së krimeve serbe të luftës në Kosovë si dëshmi në përballjet diplomatike të Kosovës me Serbinë. Dihet botërisht se Serbia, jo vetëm në fushën politike, por edhe në fushën e diplomacisë publike është duke zhvilluar fushatë të ashpër strategjike kundër Kosovës, prandaj ne e vlerësojmë si shumë të arsyeshme që bashkërisht t´i kundërpërgjigjemi duke ofruar versionin tonë real të asaj pjese të historisë. Duke u bazuar vetëm në informatat publike, deklarojmë se Serbia ka investuar 8.9 milionë euro për projekte filmike të ngjarjeve në Kosovë, përderisa ne kemi ngecur me kundërpërgjigje konkrete.
Kjo është çështje kyçe pasi vendet evropiane si Britania e Madhe, Gjermania, Franca kanë luajtur rol thelbësor në krijimin e shtetit të Kosovës. Këto vende, edhe pas deklaratës së Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008 kanë investuar shumë kohë dhe burime, për ta konsileduar shtetësinë e vendit. Për t’i mbajtur ato në anën e Kosovës, duhet që opinioni i tyre të jetë informuar mirëfilli në lidhje me çështjen dhe ta ndajë mirë se cili shtet ishte dhe vazhdon të jetë agresori dhe cili është viktima.
Si të fitohet fuqia?
Kosova ka rënie për nga rëndësia nga sytë e aleatëve të sajë. Politika e Kosovës duhet të reflektojë dhe mos të sillet sikur në kohën kur Kosova renditej lartë për nga rëndësia në arenën ndërkombëtare. Instituti i Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombetare sugjeron udhëheqsit e shtetit të fokusohen në dy pika kryesore: përkufizimin e interesave shtetërore dhe krijimin e partneritetev apo aleancave të reja. Përkufizimi i interesave të vendit është thelbësore për çdo shtet, e në veçanti për Kosovën që ka synime arritjet shtetërore përmes politikës së jashtme. Njëherë propozimi për shkëmbim territoresh me Serbinë, tash presion për nënshkrimin e marrëveshjes së Asosacionit të Komunave Serbe apo promovimi i hapjes së zonës ekonomike të tregut e përbashkët që përfiton më së shumti Serbia e që Kosova nuk njihet si shtet dhe nuk ka përfitime të drejtpërdrejta, për një liberalizim të vizave nga Bashkimi Europian të gjitha këto krijojn përshtypjen e njëjtë se nuk e ka të qartë e aq më pakë se ku dëshiron të arrijë.
Miqësi të reja, pa harruar miqësitë e vjetra, ato ofrojnë mundësi dhe horizonte të reja
Instituti i Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombetare propozon “Platformë strategjike vizionare”, vepruse e mishëruar në kordinuar me politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë për një botë post- amerikane madje edhe post-BE siç e njohim sot, në kushtet kur arena ndërkombëtare gjithmonë po bëhet shumë polare dhe ku fuqia e Shteteve të Bashkuara madje edhe ekzistenca e BE-së sillet vazhdimisht në pyetje. Aleancat SHBA-BE mbeten e rëndësisë kryesore për Kosovën, konsiderojmë që është koha që Kosova të kërkojë partneritete të reja ndërkombëtare në rajone të tilla si Azia, Lindja e Mesme dhe Amerika Latine. Partneritetet e reja me vende si Izraeli, Turqia, Egjipti, Korea e Jugut, Japonia, Argjentina, Meksika të gjitha aleate të SHBA-së, do ta shumfishonin praninë e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Rëndësia ekonomike, politike dhe ushtarake nuk janë kriteret e vetme të aleancave ndërkombëtare. Miqësia mes shteteve i ngjan miqësisë mes njerëzve:ato normalisht forcohen me kalimin e kohës dhe tejkalimin e intersave atypëraty. Miqësi të reja, duke mos harruar ato të vjetrat, ofrojnë mundësi dhe horizonte të reja. Një politikë e jashtme e Kosovës shumplanëshe dhe shumëpërmasore do të ofrojë jo vetëm vesh dashamirës për të dëgjuar versionin kosovar të historisë, por edhe më shumë aleatë të rinj dhe më pak keqkuptime të vjetra.