Fjolla Hyseni Vokshi: Tetori rozë
Fjolla Hyseni Vokshi, MD, PhDc
Research Scientist/Sonographer/
Çdo vit në tetor, vendet në mbarë botën njohin Muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit si një kohë për të rritur ndërgjegjësimin, për të mbledhur fonde për kërkime dhe për të mbrojtur ata që janë diagnostikuar me këtë sëmundje.
Tetori shërben si një kujtesë për gratë që duhet të kontrollohen me shpresën se duke bërë kështu, zbulimi i hershëm do të çojë në rezultate më pozitive në luftën kundër kancerit të gjirit.
Përfitimi kryesor i shqyrtimit për kancerin e gjirit është ulja e shkallës së vdekshmërisë. Sipas studimeve, vdekshmëria në mesin e grave mbi 50 vjeç dhe që ftohen për depistim është rreth 22% më e ulët se në situatat pa depistim për kancerin e gjirit. Depistimi(Screnning) shpesh ndihmon gjithashtu në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit kur është më i lehtë për t’u trajtuar. Për më tepër, kanceri i gjirit që gjendet në një fazë të hershme zakonisht mund të trajtohet duke përdorur terapi për ruajtjen e gjirit.
Përmes ofrimit të edukimit për karakteristikat e kancerit të gjirit për publikun e gjerë,mbështetësit besojnë se më shumë njerëz mund të informohen për sëmundjen, duke çuar në rezultate të përmirësuara të trajtimit për gratë e prekura për shkak të zbulimit të hershëm dhe metodave më të mira të trajtimit.Synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë publikun për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën. Për nga prekshmëria renditet në vendin e parë në sëmundshmërinë e popullsisë femërore në tërë botën e industrializuar. Statistikat tregojne se perhapja e kancerit te gjirit eshte 1 ne 8 femra. Metodat e diagnostifikimikt te kancerit te gjirit jane: metoda digjitale mamografia depistuese(screening mammography,metoda diagnostike mamogrfike,Screening ultrasound, ultrazeri diagnostik, Digital tomosynthesis(3D),rezonanca magnetike e gjirit, procedurat me biopsi. Sic dihet, diagnostifikimi i hershëm mundëson deri në kurimin e plotë të patologjive te gjirit. Sipas Kolegji Amerikan te Radiologjisë rekomandohet Mamografine vjetore për grate duke filluar nga mosha 40 vjeçare.
Gratë që janë në rrezik të lartë për kancerin e gjirit bazuar në disa faktorë duhet të berë një MRI dhe një mamografi çdo vit. Këtu përfshihen gratë që: Kanë një rrezik të kancerit të gjirit sipas vlerësimit të rrezikut me mjete që bazohen kryesisht në historinë familjare, Të ketë një mutacion të njohur të gjeneve BRCA1 ose BRCA2, Ka histori per perdorimin e terapive me rreze në gjoks nga mosha 10 deri në 30 vjeç.
Qëllimi kryesor i mamografisë është të zbulojë anomalitë e gjirit para se ato të bëhen të dukshme klinikisht, sidomos rastet e dyshimta për kancer. Ky status është arritur pas një numri të madh provash, rezultatesh e shqyrtimesh. Sidomos evolucioni në teknologji, teknika të reja, metodat e njohuritë mbi kancerin dhe rezultatet e analizave afatgjate kanë treguar efektshmërinë e mamografisë në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Mamografia është metodë imazherike që përdor rrezatim jonizues të dozës se ulët (zakonisht 0.4mSv) për të ekzaminuar gjirin.
Ekzaminimi mamografik, apo mamografia ndihmon në detektim dhe diagnostifikim të proceseve neoplazike. Roli kryesor i kësaj metode është detektimi i hershëmi karcinomës së gjirit tek femrat asimptomatike. Metoda ekzaminuese e screening-ut -Termi skrining do të thotë përdorimi i metodës imazherike mamografike tek një paciente asimptomatike ose paciente e cila lajmërohet për ekzaminim pa ndonjë problem të njohur të gjirit. Procedura e metodës së skriningut duhet të plotësojë kriteret në vazhdim: Të jetë e thjeshtë,të jetë pranueshme për pacientin,të ketë sensitivitet të lartë,të ketë specificitet të lartë,të jetë e ripërsëritshme ,të ketë kosto-efektshmëri,të ketë shkallë të ulët të riskut . Edhe pas këtyre masave të aplikuara, rreth 10% të kancereve mbesin radiografisht okulte, veçanërisht tek gjinjët me parenikmë dense dhe tek gjinët me implante. Sidoqoftë, mamografia mbetet metoda me specifikacion dhe sensitivitet më të lartë për detektim të kancerit të gjirit, se sa çdo metodë tjetër joinvazive diagnostike deri më sot.
Interpretimi i mamogramit: BI-RADS është shkurtesë për Breast Imaging- Raporting and Data System (Imazhimi i gjirit- Sistemi i të dhënave dhe raportimit). BI-RADS është i dizajnuar që të standardizoj raportet e imazherisë së gjirit me qëllim të reduktimit të konfuzionit në interpretim. Bazuar në leksikonin e BI-RADS nga mjeku kërkohet që të bëjë vlerësimin final të të gjeturave mamografike. Sipas këtij sistemi eksistojnë gjashtë kategori dhe shënohen me BI-RADS 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe kanë domethënie të rëndësishme për atë se si duhet të menaxhohet një rast me një gjetje të kategorisë së caktuar. Benefitet nga mamografia janë: Skriningu i gjirit mund të gjej masa shume të vogla shumë më herët se të ndjehen apo vërehen. Gjasa e mbijetesës është shumë më e lartë kur karcinoma e gjirit gjindet në fazë të herëshme përmes skriningut. Krahasuar me rezonancën magnetike të gjirit (RM), ultrazërin e gjirit (UZ) dhe teknikat e tjera, mamografia mbetet metoda me kosto-efektivitet dhe ripërsëritshmëri më të lartë. Studimet e shumta tregojnë se përmes kontrolleve të rregullta në kuadër të një programi të zbulimit të hershëm me cilësi të kontrolluar, shumë pacientë mund të shërohen nga sëmundja.Pos kësaj, zbulimi i hershëm I kancerit të gjirit mundëson shpesh trajtime që kursejnë organet, me më pak efekte anësore ose me efekte anësore më të ulëta, dhe kësisoj, me një cilësi jetese më të lartë për pacientin. Marrja e një rezultati fals pozitiv mund të shkaktojë frikë dhe shqetësim që mund të përcillet me panikë për një kohë të gjatë për shumicën e pacienteve. Sidoqoftë, këto disavantazhe të mamografisë janë shumë të vogla në numër në krahasim më avantazhet dhe efektshmërinë që ka në detektimin e karcinomës.
Mamografia edhe më tutje mbetet metoda më efektive dhe relativisht e saktë në detektimin e karcinomës së gjirit në fazat më të hershmë, me efektivitet dhe periudhë detektimi shumë të shpejtë se çdo metodë apo teknikë tjetër.
ÇFARË MUND TË BËJ PËR TË BËRË PJESË E MUAJIT TË NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERI GJIRIT?
Gjëja më e mirë që mund të bëni për të mbështetur këtë përpjekje është të bëni mamografinë tuaj. Më pas, bisedoni me të afërmit dhe miqtë tuaj dhe inkurajojini ata të bëjnë një të tillë. Inkurajoni gratë në jetën tuaj që të bëjnë ekzaminime mujore të gjirit. Nëse dëshironi të bëni më shumë, mbështesni kërkimin e kancerit të gjirit duke u bashkuar në një ngjarje për mbledhjen e fondeve për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit në zonën tuaj ose duke dhuruar drejtpërdrejt Fondacionit Kombëtar të Kancerit të Gjirit.
Ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit është një lëvizje që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të zvogëlojë stigmën e lidhur me simptomat dhe trajtimin e kancerit të gjirit.