Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: KUR BOMBARDOHEJ TIRANA NGA ALEATĒT

Pjesa XXII.

 

503 T’ VDEKUN,

13 TETOR 1943,ora13.13” BOMBARDOHET TIRANA NGA ALEATĒT  ME KERKESEN E P.K.SHQIPTARE

AVIONET BOMBARDUES MBI TIRANĒN 1943.

80 VJETORI: 1943 – 2023

Plot 80 vjet që komunistët po punojnë per zhdukjen e Shtetit Shqiptar!

Cili shtet në Europë nuk ka një Histori të vertetë të shkrueme, si Shqipnia?

Nga viti 1939 Shqipnia ishte e pushtueme nga Italia fashiste dhe ma vonë, në 1943 në Shqipni, kaluene forcat ushtarake gjermane. Në relacionin e Militarbefehlshaber Sudost të Vermahtit Gjerman, asht e shkrueme: “Një administrim ushtarak në kuptimin e mirëfilltë në Shqipëri, nuk ekzistoi… Politika e Gjermanisë pati si parim prijës rëspektimin e Shqipërisë si Shtet neutral dhe i pavarur.” Ishte e para herë në Histori, që Shqipnia ishte bashkue me Trojet e veta të mohueme, të shkaperdame dhe të masakrueme.

Në pragun e sulmit gjerman ndaj Jugosllavisë, Stalini ka nenshkrue një Traktat me Beogradin, dy palët i qendruen “besnikë” per aqsa u interesoi. Këte e vertetoi Jalta!

Nga libri i z. Henry Kissinger “Diplomacia”, botue në Tiranë, 1999, kam mujtë me krijue bindje të plota per të gjitha ata fakte historike, që per vite të tana nuk i “kishe lexue në asnjë dokument historik të botuem.”

Ju falemnderës z. Kissinger!

Thirrja e parë e terroristit Ever Hoxha, nepermjet dokumentave të PKSh, që kje formue nga mercenarët jugosllavë të Titos ishte: “Përpara, gjithënjë përpara që të fitojmë e të Hakmerremi!” E nder rrugët e Shkodres ndigjohej kanga: “Hakmarrje…rini!” Po, ajo ishte një “hakmarrje” ndaj forcave tona nacionaliste në Jug, dhe vrejmë se “hakmarrja” vazhdon në Malet e Veriut kunder Prekë Calit, tue vra mbi 118 Burra Malësorë nga Kelmendi ynë, dhe trupat e Tyne tue i tretë nder prroska ashtu si kishte urdhnue “shoku” komandant, krimineli i lindun terrorist Ever Hoxha.

Mbas një viti nga bombardimi i Tiranës në 1943, me 29 nandor 1944, u vesh me të zeza e gjithë Shqipnia! Aleatët bane bombardimin e dytë, tue zhytë jo vetem Tiranën, po gjithë Shqipninë në gjak dhe në terror. Trojet e lirueme Shqiptare në vitin 1941 nga italianët dhe gjermanët u ripushtuene prap nga jugosllavët komunistë të Titos, tue i shtue atyne Trojeve edhe Shqipninë nanë e mbetun nga viti 1913, në dokumentat nderkombtare.

E bishat partizane me “yllin e kuq” në ballë fillojnë vrasjet, kontrollet e shtëpive, magazinat e tregtarëve, plaçkitjet e mallit e deri tek arkat e grave shkodrane. Vetem në qytetin e Shkodres në vitin 1946 funksionojnë dit’ e natë nga Sigurimi i shtetit 26 hetuesi burgje, podrume torturash, rrahjesh, masakrash, dhunimesh, shnderimesh, vrasjesh, hudhje njerzish nga dritaret, mbetje burrash nder korrente elektrike, sjellje në hell mbi zjarrin e vdekjes, per me zbatue porosinë e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të udhëheqësit të saj barbar, katil dhe anadollak si “hakmarrje” ndaj Veriut!

Atij Veriu që partizanët i këndonin edhe kangen e tyne kur kanë hy në Shkoder me 29 nandor: “Luaje Emine këmbën, se do t’ ia q… Gegës nënën!”, e vazhdonin vrasjet sigurisht me dijeni të Everit, ashtusi kishte porositë nga 1 Shkurti 1945, me shkresen e tij dergue në Shkoder Mehmet Shehut.

Plot 80 vjetë që “Historia e Shqipnisë”, ka marrë pamjen e disa legjendave, ku me vështirësi mundesh me kuptue se kapitujt e saj, nuk janë “përralla” të mbledhuna nga goja e Popullit, po janë të mendueme e të shkrueme prej “dr. prof. e akademikëve” tanë të dijtun, si thonë disa: “deri aty!” .

Edhe sot të bajnë me mendue “ku, kishim vojtë e ku po perfundon kjo e shkreta Shqipni!?” Agjentat e spijunët në Shqipni “drejtonin” edhe Seksionin katolik në Sigurimin e Shkodres. E fëmijtë e tyne sot janë “akademikë” e shkruejnë “Historinë”. Ata janë tue pergatitë dhe “brezin” e disa dijetarëve t’ ardhshëm! Dhe, ma e shemtuemja gja asht se ata e dijnë mirë, se një brez tjeter mashtruesish e gënjeshtarësh pergatitet edhe per shperbamjen e Atdheut. E ajo tradhëti e pashoqe që po i bahet perditë të shkretve Shqiptarë, asht vepra ma e shemtueme që nuk e ka njohë ai vend.

Kush ishin komunistët “tanë” dhe kush e formoi Partinë Komuniste tek ne?

Pse Aleatët u lidhën me komunistë, dhe pse i ndihmuen ata tradhëtarë?

Ruzvelti deklaron në Jalta: “Unë nuk dua që Shtetet e Bashkuara të kenë barren e rindertimit të Francës, Italisë dhe Ballkanit.” (fq. 396, H.K.)

Nuk ua kishin tregue padronëve Aleatë, oficerët e tyne që ishin nder Malet tona besen, burrninë e bujarinë e Shqiptarëve të Veriut, që per 4 vjet nuk u vra asnjë oficer i Aleatve nder ata male?

“Ruzvelti e pranonte një pjesë të mirë të strategjisë së Çërçillit, por nuk mund të pranonte zbarkimin në Ballkan.” (fq. 404)

Nuk e dinin Aleatët se mercenarët e PKSh, janë të shitun tek bolsheviku Tito, dhe se Ever Hoxha asht një tradhëtar, që do të shesin Shqipninë tek sllavët e Stalinit, per të mbushë xhepat dhe per me sigurue kolltukun ashtusi e  siguroi ate per ma shumë se 40 e sa vjet dhe se, lufta e tij kishte subjekt shkatrrimin e kulturës së Veriut të Shqipnisë vetem me vrasje?

Ruzvelti shkruen: “Mendoi se ai (Stalini FR), është përfaqësuesi i vërtetë i zemres dhe i shpirtit të Rusisë, dhe unë besoj se ne do të shkojmë shumë mirë me te dhe me popullin rus – vërtetë shumë mirë.” (fq. 413)

Atëherë, pse po sakrifikohej Europa Lindore deri poshtë në Shqipni Europjane? – Pse Aleatët në Jalta ishin kunder vendosjes së demokracisë, në zgjedhjet e 2 Dhjetorit të vitit 1945, dhe pse u pajtuen me vendosjen e diktaturës komuniste Jugosllave në Shqipni?

Nuk ishin të dijtun ata per perpjekjet e Popullit Shqiptar nder shekuj me shpetue nga zgjedha sllave e aziatike dhe e osmanllinjëve, dhe sa i kishte kushtue këtij Populli heroik lufta per liri?

Edhe kjo i duhej Popullit vujtun Shqiptar: “Dy vitet e para të luftës, vetem Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatatura komuniste… ‘Demokraci të reja’ ishin Jugosllavia, Polonia, Çekosllovakia dhe Shqipëria.”

As pushkatimin e Don Ndreut me Prekë Calin… nuk e morën vesh Aleatët?

 

Nuk i kishte shpjegue padronëve Aleatë, koloneli Niell, kerkesen e Don Ndre Zadejës, dhe cila ishte e ardhmja e jonë, kur u pat takue me té në qelen e Sheldisë? – A mund të mbesin në heshtje vepra të tilla?!

As pushkatimin e deputetëve dhe qeveritarëve Shqiptarë Europjanë në Tiranë, nuk ua tha asnjë nga oficerët e misioneve të tyne, as mbasi u takue me ta Imzot Vinçenc Prennushi, në zyret e misionit anglez dhe i shpjegoi persekucionin e katolikëve në Shqipni?

Sa pushkë kanë shprazë Aleatët per me na “çlirue” këta 100 vjetë, apo duhen pyet: Sa sterlina dhe mitraloza i keni dhurue Ever Hoxhës, per me zhdukë Atdhetarët e Popullit Shqiptar që kishin studjue në Perëndim?

Kur u pushkatue grupi antikomunist “Bashkimi Shqiptar” i drejtuem nga  demokrati 25 vjeçar Mark Çuni, që kerkoi zgjedhje pluraliste në Shqipni, ku ishin Aleatët që predikonin “Liri, Demokraci, Barazi mes Popujve t’ Botës”? E pra, Mark Çuni asht Demokrati i Parë në Europen Lindore! A e kujton kush këte djalë të rij që sakrifikoi jeten per Shqipni Demokratike? – Jo!

Pa hy nder shifrat e panjohuna të shteteve të Europës Lindore, sot me të drejtë duhet të pyesim: “Sa asht numri i të vramëve dhe të zhdukunëve nder burgjet, kampet e shfarosjes tyne apo të masakrimit komunist në Shtetin Shqiptar, dhe ajo ma kryesoria: Pse nuk dënohen as sot krimet  komuniste në shtetin ma të vorfen dhe të shpartalluem nga hajdutët qeveritar pikrisht në këte Shqipni Europjane, ku Ever Hoxha vazhdon me kenë Hero i krimit?

Po kur vune firmen në dokumentin e “Vendimeve të Jaltës”, nga 4 deri 11 Shkurt 1945, nuk ua vrau synin as Ruzveltit dhe as Çërçillit, “mungesa” e Shtetit Shqiptar, si Shtet i Lirë, demokratik dhe i Pavarun në Harten e re të Ballkanit të pergjakun? A po harruen sa vrane edhe ata nder bombardime?

***

Presidenti Madh Ronald Reagan, porsa mori postin e Presidentit Amerikan me 20 Janar 1981, shpalli menjëherë në programin e Tij idenë e përkryeme:

“Objektivi që unë propozoj asht lehtësisht i arritshëm:

Inkurajimi i infrastrukturës së demokracisë: Sistemi i një shtypi të lirë, shoqatave, partive politike, universiteteve, të cilët do të lejojnë njerëzit me zgjedhë lirshëm rrugën e tyne… Perandoria e së keqes luftohet me mediat e lira, shoqni civile, partitë politike dhe intelektuali i mirfilltë.”

Fjala e Tij historike mbyllej:“Le të nisim përpjekjen finale drejt ma së mirës: Kryqëzatën për Liri”. Të shpresojmë!

E mos harrroni kurr se, edhe pse kanë kalue 80 vjet, nder shtëpijat tona as sot, nuk asht zhdukë as tha ajo lamë Gjaku e vrasjeve të 13 Tetorit 1943 !

Asht edhe sot një Shqipni aq sa e vujtun aq, edhe e zhytun në Gjak!

Asht Gjak i paster Atdhetarësh që per 80 vjet vazhdon me gufue edhe sot!

E per Ata që e provuen hapjen e Atij Gjaku nder dyshemet e shtëpijave të veta, Ai Gjak nuk fshihet as nuk shuhet asnjëherë nga kujtesa e Shqiptarit!

Jetuem e do të vdesim tue kujtue Gjakun e paster të 13 Tetorit 1943!

E ndoshta, edhe Toka e Vorrit tonë njëditë, ka me na u dukë e kuqe!

 Melbourne, 12 Tetor 2023.

 

Please follow and like us: