Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Dhuroni dashuri vetëm për njeriun që ju dhuron dashuri

“Lumturia e njeriut është i vetmi element që garanton jetëgjatësi kualitative”,  Dr. Vlora Obertinca.
Sa më shumē që njeriu jeton, aq më shumē mēson. Duke qenē qē jemi një popull i lashtë dhe kemi krijuar qytetërime dhe kultura të lashta, sigurisht që edhe pjesa e mirëqenies sonë duhet të ketë qenë pjesë e rëndësishme e këtyre krijimtarive. Por, jo gjithmonë mirëqenia është predikuar në masë të gjerë dhe kjo si pasojë mbase edhe na ka lënë të ndarë edhe si popull në 5 shtete e gjithandej nëpër botë. Një fjalë e urtë thotë “mos u bë shpirt i huaj” domethënia e së cilës ka një gjenezë të thellë.
Shpeshherë lejojmē që t’i shkelim kufijtë e mirëqenies sonë, vetëm e vetëm për t’i bërë tjerët të lumtur me apo pa vetëdijen tonë. Bukur shumē ky gjest bujarie por, sikur të ishte reciprok do ishte kryevepër andaj edhe rrallë ndodhin tē ashtuquajturat mrekulli.
Për të qenë mirë njeriu duhet të ndjehet i përmbushur, e të ndjehet përmbushur do të thotë të ndjehet i lumtur, e të ndjehet i lumtur duhet ta mbajë balancin e lumturisê afatgjate që është çelës i suksesit jetësor. Për të mbajtur këtë balancë duhet t’i vëjë prioritetet në jetë dhe kufijtë për mbrojtjen e mirëqenies së vet.
Të dashurit e mi, mos bëni asnjëherē kompromis me askënd kur është në pikëpyetje lumturia juaj sepse ajo është e shenjtë. Dhuroni dashuri vetëm për njeriun që ju dhuron dashuri dhe ju bënë të lumtur, sepse dashuria reciproke sjellë lumturi, e me të bekime të pafundme. Vetëm një njeri i lumtur mund të kthejë vajin në buzëqeshje dhe luftën në paqe!
Please follow and like us: