Dr. Vlora Obertinca: Njerëzit që banojnë falas në mendjen tonë
“Sikur të merrnim qiranë për njerëzit që banojnë falas me vite të tëra në mendjen tonë, do të mund të blenim pallate”, Dr. Vlora Obertinca
Mendja jonë është shoku ynë i pandashëm për 24 orë. Të gjithë njerëzit e tjerë vazhdojnë në punën e tyre, por jo edhe shoku ynë besnik me emrin mendje.
Ecim e ecim me mendjen tonë nëpër kujtime vazhdimisht. Disa nga këto kujtime janë të bukura e disa të hidhura. Këto kujtime bartin me vete personazhe të caktuara që disa prej tyre kanë lënë vrragë në jetën tonë. Me apo pa vetëdijën tonë në mendjen tonë shpesh jemi në shoqërinë e këtyre njerëzve dhe me kalimin e kohës ata bëhen banorë të përhershëm pa obligim qiraje. Sikur të na sjellin kënaqësi ato kujtime edhe i arsyeton njeriu deri diku, por kur s’kemi kurfarë dobie, pse vallë i lëmë të rrinë aty, pyet njeriu.
Shkenca thotë që truri ynë i harxhon 70% të energjisë trupore. Kjo do të thotë që ne i lejojmë këta njerëz të na e konsumojnë më shumë se gjysmën e energjisë, i lejojmë të banojnē falas dhe pa kurfarē kthimi në investim.
Të dashurit e mi, nëse keni ndonjë banor që rri falas në mendjen tuaj dhe nuk ju shërben asgjë vetëm kthim në të kaluarën, hapeni derën dhe lëreni të shkojē sepse njeriu që jeton në të kaluarën nuk jeton më. Shikoni kah e ardhmja dhe gjeni banorë të ri që e meritojnë vendin falas në mendjen tuaj.