TË SHOHËSH VETVETEN PËRMES KUJTIMEVE TË MIQVE
(Rreth librit “Pajtim Ribaj, personalitet, studiues dhe pedagog”)
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Nga fundi i muajt korrik së bashku me dr. Zihni Goxhaj dhe dr. Albert Hitoaliaj, ndërmorëm një nismë për një ftesë me rastin e 75-vjetorit të prof. dr. Pajtim Ribaj, me mision “të shohësh vetveten përmes kujtimeve të miqve”. Ftesa ishte e një lloji disi ndryshe nga ftesat e zakonshme. Ne kërkuam që, me miqtë dhe të afërmit e ngushtë të profesorit të bënim një bashkëbisedimi miqësor, të sinqertë, të vërtetë e të vlerësuar në retrospektivë. Ideja e ftesës ishte për kujtimet që secili prej rrethit shoqëror, miqësor e koleg të profesorit të silleshin dhe të bëheshin bashkë në një botim të shkurtër… Mirëpo botimi doli i gjatë… me titull “Pajtim Ribaj, personalitet, studiues dhe pedagog”.
Filluam punën me besim tek të gjithë të njohurit se do të na përgjigjeshin me kujtime, mbresa dhe urime e të mbledhura e të bëra bashkë si në librin tashmë i publikuar. Në ide, ne donim të krijojnim një “tryezë” miqsh të cilët të jepnin vlerësime, të zgjonim nostalgji, të bëhnin shaka apo dhe kritika, por mbi të gjitha të shfaqej ana njerëzore e profesionale. Dhe materialet e para erdhën në dhjetëditëshin e dytë të gushtit… e para na shkroi profesore Flutura Xhabia, pastaj Hysen Sheh Hormova, i cili e bekoi librin dhe nismën… për të vijuar me të gjithë nga Shqipëria e deri nga Amerika… pothuajse rreth 100 shkrime.
Ftesa u bë realitet, sepse ishte dëshira e mirë dhe qëllimit ju arrit, të gjithë bashkë u bëmë pjesë e këtyre kujtimeve… Skica e këtyre kujtimeve të sjella nga ju të nderuar miq e shokë, ka përfshijë mendime, ndjenja e opinione personale rreth ngjarjeve e periudhave të ndryshme të jetës së prof. Pajtimit. Në këto kujtime, urime, mbresa, ese janë përshkruar ngjarje që nga vitet e rinisë së hershme e deri më sot të cilat japin formimin dhe personalitetin e profesorit.
Nëpërmjet tyre ne shkojmë në data, në kohë, në individë dhe në vende specifike, të cilat për ne ishin shumë të dëshiruara, ku nëpërmjet dhe të një batute apo mendimi përshkrohet ngjarja e ndodhur.
Të gjitha shkrimet e ardhura na ndihmuan dhe e na sollën portretin e profesorit duke e pasqyruar saktë jetën e tij, ashtu siç ajo ishte në të vërtetë… shkrimet kanë të veçantën e tyre, sepse është një bashkëbisedim midis kolegut dhe profesorit, sepse janë fjalë zemre dhe mirësie të njerëzve që profesori i takoi në jetë dhe ju dha dije, e mori prej tyre respektin dhe dashurinë.
Të gjithë ne, një jetë e kemi lodhur prefesorin për të marrë dije prej tij dhe i morëm, por edhe ne u lodhëm me kujtimet për të, sepse duket sikur janë të thjeshta dhënia e tyre, por kur ulesh të shkruash ngec…, siç ka shkruar gjeneral Sula “vura re se nuk ishte diçka e lehtë”, pra profesor na ke lodhur…
Librin e kemi nisur me një parathënie të shkruar nga gjeneralmajor Perlat Sula, pasi me profesorin ai ka njohje mbi gjysmë shekullore, por ishte dhe koha kur punoi me profesorin në KDS, i cili ishte në kulmin e tij. Pastaj kemi vazhduar me mendimet dhe sugjerimet e dhëna për profesorin, kur kërkonte të merrte gradën shkencore, për të vijuar me amerikanin Daniel F. Harrington, me përshtypjet e tij për figurën e oficerit shqiptar të prezantuar nga prof. Pajtimi. Vijuam me mendimet e dhëna për librin “Shkencëtari i Sigurisë” nga Akademik Pëllumb Xhufi dhe prof. Gjergji Sinani, për të vazhduar librin me kujtimet me emrat sipas alfabetit të gjuhës shqipe. Kujtimet rrokin tërë jetën e profesorit, si dhe ka një lidhje midis tyre, ku profesori herë na djalë i ri dhe herë burrë para auditorit, herë me mendje tek bistakët e rrushit që gjoja i mori rojes dhe herë tek leksioni i parë i paraqitur në pauer-pont, herë duke zbritur nga shkëmbi me litar dhe herë duke bërë debate për problemet e mbrojtjes dhe të reformimit të FA etj.
Tashmë kujtimet janë hedhur në libër dhe ka filluar bashkëbisedimi me profesorin… ky libër është disi i veçantë dhe i ri në llojin e vet, ndaj edhe këtu profesori ka meritën se solli diçka të re me përvojën e tij, atë të kujtimeve…
Ata që nuk ju përgjigjën ftesës, ju kemi lënë një hark kohor prej 5 vite dhe në 80 vjetorin e profesorit shkrimet e tyre të jenë bërë një mal me urime!