Albspirit

Media/News/Publishing

KOLEGJI AAB NË BASHKËPUNIM ME FEDERATËN E BODYBUILDING & FITNESS ORGANIZOJNË SEMINAR PËR TRAJNER PERSONAL TË FITNESIT

28 Tetor 2023

Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit ka organizuar një seminar në bashkëpunim me Federatën e Bodybuilding dhe Fitnesit për trajner personal. Seminari është mbajtur në Kolegjin AAB për tre ditë rresht dhe synonte ofrimin e njohurive të reja të fitnesit për trajner personal.

Ky seminar u zhvillua në pjesën teorike dhe praktike, ku ligjërues ishin profesorët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit: Fatmir Pireva, Nazim Myrtaj dhe Shemsedin Vehapi.

Pjesëmarrësit në fund të këtij seminari janë testuar dhe akredituar për trajner personal të fitnesit, ndërsa u ndanë edhe certifikatat.

Kolegji AAB në bashkëpunim me Federatën e Bodybuilding & Fitness organizojnë seminar për trajner personal të fitnesit

Please follow and like us: