AGJENCIA E STATISTIKAVE TË KOSOVËS MBAN SESION INFORMUES PËR STUDENTËT E KOLEGJIT AAB
25 Tetor 2023
Është mbajtur sesion informues nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në lidhje me Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS 2023) për studentët e Kolegjit AAB.
Përfaqësuesi i departamentit të statistikave sociale Avni Kastrati nga kjo agjenci shpjegoi rëndësinë që përbën procesi i regjistrimit të popullsisë, si do realizohet grumbullimi, përpunimi dhe publikimi i këtyre të dhënave. Ai shtoi se studentët e Kolegjit AAB mund të aplikojnë të jenë pjesë e këtij procesi si mbikëqyrës ose regjistrues.
Kastrati tha se kjo do jetë një mundësi e mirë si në anën financiare po ashtu edhe për fillimin e praktikës profesionale për studentët.
Në këtë sesion morën pjesë edhe përfaqësues tjerë nga ASK, të cilët u fokusuan në pjesën se si do zhvillohet regjistrimi i popullsisë, kohëzgjatjen, cilët parametra përfshin dhe karakteristika tjera me rëndësi.