Ramiz Lushaj: Jam 100 vjeç
Unë them se jam 100 vjeç…!
Me jetë në dy shekuj.
Ndër vite me dhjetra nipa e mbesa…
Kulla ime me libra të botuar në tre breza.
I shetitun nga Amerika në Afrikën e Jugut.
Kam shkrue emnin në lisat e malit e faqet e fejsbukit.
Jam i kangës maje-krahu e i celularit.
I penës, i pushkës, i plugut, e i emailit…
Kam udhëtue mbi një shkop si në kalë të Gjergj Elez Alisë.
Jam ulë për foto në karrike të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
I kam të mijat 100 evente,
100 plagë,
100 sekrete,
100 amanete…
Më duket se kam 100 vite, në këta dy shekuj jete…
Please follow and like us: