Parlamenti, vendi që bën me turp çdo shqiptar!
Silvana Begaj
Çdo person publik mbanë përgjegjësi dyfish ne çdo veprim dhe situatë. E akoma më shumë nëse ky person publik ulet në karrigen e ligjvënësit.
Unë e kuptoj që gjuha e vetme që dinë të përdorin është ajo që pamë se po të dinin ndryshe nuk do ishim katandisur në këtë derexhe.
Më vjen keq dhe turp mbi të gjitha për arsyet pse situata të tilla të shëmtuara denigrojnë deri këtu.
Sjelljet e të fortëve dhe njerëz të paekulibruar i shikojmë kudo në përditshmërinë tonë. Si mund të mungonin edhe në tempullin e atyre që votojnë ligje kundër dhunës?
As mendime nuk më vinë të shkruaj për këto lajthitje parlamentare të adoleshentëve deputetë.
Nëse doni të ngrini zërin deri në rrahje për Ne, jo për veten tuaj më lejoni t’ju jap disa nga shumë arsye:
Shpopullimi i Shqipërisë ka bërë që të mos ketë prind/familjarë pa mbajtur sytë nga dera në mungesë të fëmijëve.
Korrupsionin e gjen nga roja i derës e deri tek zyrtarët më të lartë.
Arsimi, mjekësia janë plagë që lëngojnë përditë.
Bujqësia që supozohej të ishte forca jonë më e madhe ekonomike është kthyer në një prej vatrave më të turpshme të vjedhjeve.
Emigrantët që janë dora ndihmëse më e madhe për familjet shqiptare Ju i përdorni vetëm për të dalë bukur në fjalimet tuaja sepse realisht nuk bëni asgjë për ta.
Unë e kuptoj që Ju kanë zënë ethet e Spakut i cili uroj dhe shpresoj të godasi këdo që ka shkelur ligjin duke shkatërruar jetën e çdo qytetari të ndershëm!
Uroj dhe shpresoj sepse dua të besoj që vendi jonë nuk mund të mbahet peng!