Selaudin Guma: Gjenerali i Alpeve
Poshtë shpella, lart shkëmbi
Në Shpellën e Dragobisë
Ka mbetur si përmendore
Në panteonin e artë.
Ka strehuar luftëtarë
Të penës dhe të dyfekut
Ke strehuar Bajram Currin
Dhe Prek Calin gjeneral.
Gjeneral të lartmadhërisë
Martirin e gjithë Malësisë
Luftoi serbë e malazesë
Dhe bullgarë të pabesë.
Nuk e donte komunizmin
Si pjellë të pansllavizmit
Pushkë e gjatë në ato male
Jehon si shqiponjë krenare.
Tu turr ti tradhëtia
Me hafije, me ushtarë
Sollën një ushtri të tërë
Me topa e trambujanë.
Qëllon topi, edhe plumbi
Sa u shmëtua dhe gurin
Për 10 veta, trima mali
Që luftonin me Prek Calin.
Prek Cali, burrë i rrallë
Qe si guri i fortë i strrallit
Kish mbrojtur kufijtë tanë
Kur shkeli këmba e sllavit.
Emëruar nga mbreti i parë
Komandant e gjeneral
Luftuan trimat e Calit
Si shqiponjat majë malit.
Gjenerali, burrë i zgjuar
S’donte të flijonte trimat
I urdhëroi qartë e prerë
Për të dalë nga kjo shpellë:
Ju tani do të dorëzoheni
Mbase do ju falet jeta
Të gjithë jeni djem të rinj
Jo më nëna me të zeza.
Unë jam komandanti juaj
Do dorëzohem më në fund
Kështu e kanë kapedanët
Në fund e lënë istikamin.
I la djemtë, trimat e malit
Të iknin nga vdekja pranë
Vetë luftoi Prek Cali
S’doli nga shpella i gjallë.