Astrit Lulushi: Besë e Besim
Besa mungon, por jo besimi.
Të kesh besim është, si një gur që ofron strehë në mes një lumi të vrullshëm. Por nuk është vetëm kaq. Ai lejon të lësh mënjanë shqetësimin e përditshme, duke besuar në premtimin e aftësive të njerëzve tek të cilët mbështetesh, apo sistemi.
Feja, për shembull, bazohet në besim për të lëmë mënjanë shqetësimin duke e besuar se do të na udhëheqë nëpër sprovat e pashmangshme të jetës. Ndoshta kjo është arsyeja që shumë flasin për besimi që ne duhet të kemi tek ata.
Besimi rritet kur jetohet për të kapërcyer emocione negative; është thelbi i çdo gjëje që njeriu shpreson. Gjëja e rëndësishme është që të mësojmë se besimi është i lidhur me veprat e mira dhe përgjegjësinë.
Besimi është si të hedhësh hapin e parë edhe kur nuk e sheh shkallën. Nuk është besim pa prova, por besim pa rezerva.
Besimi sjell stabilitet, përqendrim, qetësi. Kur ka besim, nuk ka nevojë për shpjegim. Për një njeri pa besim, asnjë shpjegim nuk është i mundur, thoshte Thomas Aquinas, përkthyes i parë e Biblës në latinisht. Sipas Aquinas, besimi është intelektit që pranon të vërtetën me urdhër të vullnetit.
Zoti na ka dhënë shumë besime, por vetëm një botë për të bashkëjetuar. Megjithatë, besimi nuk është kapja pas një faltoreje, por pelegrinazh.
Ëshë puna e vyer që bëhet me besim.
Besimi nuk është i njëjtë me besën. Në fakt, këto dy fjalë janë të ndryshme dhe përdoren në kontekste të ndryshme. Besimi përdoret më shpesh në një kontekst shpirtëror ndërsa besa është një koncept i rëndësishëm në marrëdhëniet mes njerëzve. Si besa që shqiptari e jep, por gjithnjë e më shpesh nuk e mban; këtë e tregon mjedisi i korrptuar.