Qemal Cicollari: Pirro Prifti, profesor injorant
Qemal Cicollari, kreu i Patisë Komuniste Shqiptare
Në përgjigje të shkrimit tim të datës 30 janar 2024 “profesori” antikomunist Prifti i inatosur deri në marrëzi nga majat e flokëve deri në thonjtë e këmbëve nga përgjigja ime parimore, pasi lëshon kundër meje disa sharje rrugaçërore prej njeriu të “nderçëm” fillon avazin e vjetër në shkrimin e “ri” me akuza antikomuniste me të vërtetë “asgjësuese”. Ai duke belbëzuar e llomotitur ashtu përciptas e si në jerm, disa ide e pikëpamje borgjeze antikomuniste “origjinale” kundër komunizmit, socializmit, Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe Enver Hoxhës bëhet me të vërtet absurd e qesharak. Mënyra se si i koncepton e i trajton Prof.Dr i Mjekësisë me emrin Pirro këto akuza kundër komunizmit dhe Enver Hoxhës, nuk është vështirë të kuptosh, se kemi të bëjmë me një “profesor” politik analfabet me diplomë. Por, në respekt të lexuesve të shumtë të Gazetës dita po i trajtoj shkurtimisht pikëpamjet e akuzat e “profesorit” antikomunist. Profesori me emrin Piro gjithë fabulën e tij antikomuniste e mbështet tek romani policesk të mbushur me shpifje e trillime antikomuniste të një të dënuari politik me emrin Agim Hamiti, domethënë të një armiku të pushtetit popullor, të socializmit e Enver Hoxhës. Kjo gjë tregon fare qartë edhe karakterin e vërtetë antikomunist e arsyen mediokre të Pirros e “profesorit”. Por “profesori” nuk ndalet me kaq. Ai u jep “urdhër” komunistëve të lexojnë e lëçijnë këtë roman policesk antikomunist për të kuptuar “të vërtetën” antikomuniste!!! Duhesh të kesh mendjen e “profesorit” për të kuptuar anti-mendjen e Priftit, me synim për të mos humbur arsyen dhe për të kuptuar “të vërtetën” domethënë mashtrimin e tij marroke. Për të arritur këtë objektiv politik, ai u jep “urdhër ” komunistëve shqiptarë të bëjmë “katarsis” domethënë të tradhtojnë idealet e tyre dhe të bëhen shokë të “profesorit” antikomunist. Të shohësh ëndrra me sy hapur “profesor” Pirro është veti e njerëzve “të mençur” si ti. “Profesori” antikomunist me emrin Pirro Prifti predikon pikëpamjen se, Shqipëria socialiste ishte një katrahurë ekonomiko – sociale.
Ja çfarë ishte e epoka e socializmit në Shqipëri
2. Në epokën e socializmit dhe Enver Hoxhës pushteti politik shtetëror ishte në dorë të klasës punëtore në aleancë me fshatarësinë punonjëse.
4. Në epokën e socializmit dhe Enver Hoxhës u zhduk prona private dhe bashkë me të u zhdukën edhe klasat shfrytëzuese feudo- borgjeze dhe shfrytëzimi i njeriut prej njeriut.
6. Në epokën e socializmit dhe Enver Hoxhës arsimi ishte falas, shëndetësia ishte falas, strehimi në qytet ishte falas, u zhdukën taksat e tatimet për popullin, etj.
8. Në epokën e socializmit dhe Enver Hoxhës nuk njihej fenomeni i emigracionit ( kurbetit) dhe jo si sot në kapitalizëm ku rreth 2 milionë shqiptarë, afro gjysma e popullsisë së Shqipërisë, kanë braktisur atdheun për bukën e gojës.
9. Në epokën e socializmit dhe Enver Hoxhës jeta mesatare e njeriut u rrit nga 38 – vjeç që ishte në vitin 1938 brenda 40 vjet në 70 vjeç në vitin 1979.
10. Në epokën e socializmit e Enver Hoxhës popullsia u rrit nga 900 mijë banorë që ishte në vitin 1938 në mbi 3 milion banorë në vitin 1980.
11. Shqipëria socialiste ishte një vend plotësisht i lirë e i pavarur dhe jo si sot një vend i varur plotësisht prej fuqive imperialiste.
12. Pra, kjo ishte Shqipëria socialiste e udhëhequr nga Partia e Punës e Shqipërisë dhe gjeniu Revolucionar Enver Hoxha dhe jo ashtu siç llomotit ti “profesor” antikomunist Pirro.
13. Ndërkohë “profesor” antikomunist e antisocialist Pirro, siç tregon historia, për sa i përket 500 fabrikave, uzinave e kombinateve të ndërtuara nga populli shqiptar gjatë epokës së socializmit dhe Enver Hoxhës, janë shokët e tu antikomunistë Sali, Berisha, Fatos Nano, Edi Rama, Ilir Meta e kompani, janë shteti, qeveritë e partitë borgjeze antikomuniste si Partia Demokratike borgjeze neofashiste, Partia Socialiste borgjeze neoballiste, etj që i shkatërruan. Këto janë fakte që i di populli shqiptar dhe gjithë bota, zoti “profesor” antikomunist e antisocialist.
Kush ishte Ramiz Alia sipas zotit Cicollari?
Çështja e Ramiz Alisë? “Profesori” Pirro bën një gabim të madh, kur propagandon Ramiz Alinë si pasues të Enver Hoxhës. Kush është Ramiz Alia? Partia Komuniste e Shqipërisë ka deklaruar botërisht se pas vdekjes së Enver Hoxhës ish Partia e Punës e Shqipërisë e dirigjuar nga kryerevizionisti e kryetradhëtari Ramiz Alia tradhtoi shkencën marksist – leniniste, socializmin e Enver Hoxhën. Socializmi në Shqipëri u përmbys pas vdekjes së Enver Hoxhës me kundërrevolucion borgjezo – revizionist “paqësor” dhe u restaurua kapitalizmi me maskë ” socialiste “. Të gjitha mungesat që u shfaqën në atë kohë ishin pasojë e tradhtisë revizioniste të Partisë së Punës të Shqipërisë të dirigjuar nga kryerevizionisti e kryetradhëtari Ramiz Alia. Ramiz Alia është babai i pluralizmit politik në Shqipëri, është babai i kapitalizmit në Shqipëri, është ai që shpalli pluralizmin politik në mbledhje e Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë në dhjetor të 1990.
Partia Komuniste dhe pluralizmi në Shqipëri
Për sa i përket çështjes së “Pluralizmit politik” në lëvizjen komuniste në Shqipëri, se gjoja këtu ka 4 parti komuniste kjo është një gënjeshtër e madhe “filozof” borgjez Pirro. Në Shqipëri ekziston vetëm një parti komuniste me emrin Partia Komuniste e Shqipërisë. Shkenca Marksist- Leniniste na mëson, se në një vend ekziston vetëm një parti komuniste. Partia Komuniste e Shqipërisë u krijua që në 11 shtator 1991. Partitë e tjera gjoja komuniste që u krijuan më vonë nga Muharrem Xhafa, Preng Çuni e Marko Dajti në tradhti ndaj shkencës Marksist- Leniniste dhe Enver Hoxhës janë parti revizioniste. Muharrem Xhafa, Preng Çuni e Marko Dajti janë përjashtuar nga Partia Komuniste e Shqipërisë si armiq të saj. “Profesori” antikomunist Pirro këmbëngul se në Shqipëri prej vitit 1945 -1990 janë vrarë 7 mijë njerëz. Sipas deklaratës së Aranit Çelës, kryetar i Gjykatës së Lartë në gjyqin e zhvilluar kundër tij, numri i të dënuarve me vdekje ka qenë 200 veta.
Akuzat e Pirro Priftit ndaj Enver Hoxhës, nuk qëndrojnë
“Profesori” Pirro akuzon Enver Hoxhën se, ai vrau shokët e tij dhe kunatin. Kjo akuzë nuk është “e re”, këtë akuzë ju ke vjedhur profesorëve të tu të vjetër e të rinj borgjezë antikomunistë, është një shpifje e vjetër e borgjezisë reaksionare e imperializmit botëror, që nuk çuditë më njeri në Shqipëri. Kjo akuzë kundër Enver Hoxhës është thjeshtë një shpifje. Enver Hoxha nuk ka vrarë asnjë shok. Në Shqipërinë socialiste të udhëhequr nga Enver Hoxha pushteti popullor, diktatura e proletariatit ( pushteti shtetëror i klasës punëtore) gjykoi e dënoi me ligj e gjyqe të rregullta të gjithë armiqtë për krime kundër popullit, Atdheut e socializmit. Për sa i përket kunatit të Enver Hoxhës, ai, siç tregon historia e gjyqit të tij, u dënua me vdekje si ministër në kabinetin e qeverisë kuislinge nën komandën e pushtueseve fashistë dhe i shpallur kriminel lufte pas çlirimit. Kjo gjë tregon fare qartë, si drita e diellit, se në Shqipërinë e udhëhequr nga Enveri i madh ligji ishte i barabartë për të gjithë pa përjashtuar as familjarët e tij. Enver i madh, mbi të gjitha, kishte shok e mik për kokë vetëm popullin, atdheun e Partinë.
Mesazhi për profesor Priftin dhe klasën aktuale politike
“Profesori” antikomunist urren e mallkon tani Partinë Komuniste të Shqipërisë të udhëhequr nga Enveri I madh që udhëhoqi popullin shqiptar në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare njëlloj siç e urrenin më parë pushtuesit fashistë të Duçes e Hitlerit dhe tradhtarët e atdheut kolaboracionistët ballisto- zogistë. “Filozofi” antikomunist Piro Prifti, si një rrugaç politik neofashist urren e mallkon Partinë Komuniste të Shqipërisë duke e akuzuar atë si një parti ekstremiste, që nuk “e do” populli etj. Partia Komuniste e Shqipërisë marksist – leniniste është parti e klasës punëtore, e cila shpreh e mbron interesat jetike të klasës punëtore dhe masave punonjëse, popullit, atë e lindi populli shqiptar dhe e mbron populli dhe s’ka forcë në botë që e mposht në misionin e saj historik. Ajo do të udhëheq klasën punëtore dhe masat punonjëse, popullin në luftën klasore për përmbysjen e sistemit të vjetër kapitalist shtypës e shfrytëzues dhe fitoren e sistemit të ri socialist e komunist pa shtypje e shfrytëzim të njeriut prej njeriut. Armiqtë e popullit, Atdheut, socializmit dhe PPSH nuk ishin shokët e Enverit, por ishin armiqtë e betuar të tij. Pra, “profesor” këto që thoni për Enverin janë thjeshtë shpifje e gënjeshtra prej një armiku të Enver Hoxhës. Lamtumirë “profesor” Pirro Prifti!
Spiro Mosiu ka qenë qene xhelati dhe ka kryer genocid mbi shqiptarët, ja disa na krimet e tij dhe anëtarëve të Partisë Komuniste në vitet ’35, komunistët janë terroristë, kreu i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi sulmon ashpër partizanët
Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka sulmuar ashpër krerët e ushtrisë partizanë dhe Partisë Komuniste. Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, zoti Alimadhi rendit faktet që sipas tij, tregojnë krimet e komunistëve dhe partizanëve në Shqipërinë e para dhe pas Luftës Nacional Çlirimtare. Madje sipas numrit 1 të BK, komunistët të kryesuar Spiro Mosiu kanë kryer krime ndaj qytetarëve shqiptarë. Ja reagimi i plotë i zotit Alimadhi: “Spiro Mojsiu, xhelat i te martirizuarve te Fierit, sot ne krye te brigadavet qe do ti japin liri popullit. Partia Komuniste ka si për kryetar te shtabit Major Spiro Mojsine. Per ata qe se dine komandant i burgjeve te Fierit gjate shtypjes se levizjes me 1935. Gjithe bota revolucionare e athershme e di se ne ç’menyre eshte sjellur Spiro Mojsiu gjate atij sherbimi. Ai ka qene xhelati i burgjeve qe kane bere torturat morale e trupore me te tmerreshme. Ka qene Spirua ai qe hapte ne mengjes heret dyert e birucavet ku ishin hedhur si shtaze te denuarit me vdekje qe pritnin nga nje minute ne tjetrin ti shpinin ne litar. Lexoni, kush ishin katilat komunist: ku shumica e antareve te partise terroriste komuniste ishin antare te partise fashiste e tjerë; Disa anëtare te nacional çlirimtares. Me kete rast ata atakojne Isa Mansturline dhe Hamit Matjanin. Deklarojmë kategorikisht se keta dy burra jo vetem qe nuk kane bere kurre tradheti, por kane qëndruar te patundur ne ftesat e ndryshme qe i kane be here pas here gjeneral d’ Agostino i Fierit dhe partia komuniste vete; Por edhe sikur te kishin gabuar rruge, gjithenje mundet qe nje analfaber ti gjykoj sendet politike ne menyre te percipte dhe te bjere ne gracke, por si lejohet kur nji intelektuali si major, doktor, profesor te bejne politike oporrunizmi te hidhet nga nji parti ne tjetren. Ne nuk bengedisim ti krahasojme kurresesi me aventurier kameleon, pleshta akrobate si doktor Ymer Nishani, si spiuni tradhetar Myqerem Hamzaraj si avokat Sulo Bogdua, qe kane qene gjithenje ne sherbim te kuestures se Romes e te Barit,( apo jo valle , zoti doktor Ymer Nishani,, drejtor i gazetes Liria Kombetare? Çthua zotrote? Nese ske ndonje gje per te thene , ta themi ne: Kesaj pune i thone “bir selmani nenes ,çte te qaj me pare!) Si keshilltar fashist, pioner i sotme i komunizmit,ne Berat Pasho Bej Hysi Verzhezha, qe priti sa u mbyll dhoma fashiste gjer sa mori rrogen e fundit per te ndrruar me nje here shenjat e liktorit me yllin sovietik. Jo Isa Manastirline dhe Hamit Matjanin qe kane gjetur rrugen e drejte, nuk mundet ti krahasojme kurre me nje vagabonde hipokrit si profesor Myrteza Krasta qe ka derdhur aq lote per ushtaret e duçes te thyer nga Grekerit, dhe qe hyri ne partine komuniste sepse Balli Kombetar i mbylli dyert. Partia komuniste ka si per kryetar te shtabit Major Spiro Mojsinë. Për ata qe se dine komandant i burgjeve te Fierit gjate shtypjes se lëvizjes me 1935. Gjithe bota revolucionare e atëhershme e di se ne ç’mënyrë është sjellë Spirua gjate atij shërbimi. Ai ka qene xhelati i burgjeve qe kane bere torturat morale e trupore me te tmerrshme. Ka qene Spirua ai qe hapte ne mëngjes herët dyert e birucave ku ishin hedhur si shtaze te dënuarit me vdekje qe pritnin nga nje minute ne tjetrin ti shpinin ne litar. Apo jo o Mustafa Gjinishi, o Mustafa Kaçaçi edhe t’i o Namik Cakrani? Spirua ka qene ay o Xhelal Staravecka qe te shtrëngonte or e çast zinxhirët aq shume sa te qene ënjtur duart e këmbët: E pra ai Spiro, xhelat i te martirizuarve te Fierit, sot paradon me juve, ne krye te brigadavet qe do ti japin liri popullit. O ironi e fatit!!! Po per Ibrahim Dervishin, nje nga drejtonjesit e partise komuniste ne Vlore, çthoni ju valle kur tu kujtojme se ky ish fashist fanatik i ka bere lutje komandes Italiane per te luftuar ne Abisini si dhe ne Spanje, krah per krah me kemishat e zeza glorioze te Duçes? Çthua ti per kete pune z. Mehmet Shehu? Gjer me sot skemi marre ne goje emrin e njerit e te tjetrit qe ndodhet ne radhet tuaja, sepse skemi zakon te shajme, mbasi sharjet dhe fyerja nuk jane argumenta per te mbrojtur nje theze. Por jeni ju vete qe na bete te dalim jashte njerzillekut dhe na detyruat tju kujtojme nje pjese fare, por fare te vogel te vepravet te ca antarevet t’uaj”.