Gane Ahmeti: Sot!
Sot po mrri me mbijetu,
Sot sa dita paska shku,
tu mundu
me t’bind për me
m’besu,
Sa e keqja paska qenë,
edhe frymën e paskam ndal,
tu mundu
me bind dika,
që nuk di për çka
është gjallë…
E qe e keqe mpaska gjetë,
me një njeri që shpirtin
ma paska djeg…
Edhe vetën e kam stopu,
po qashtu kam dasht me mbijetu,
Ferr çdo anë,
tunel pa dritë,
qashtu shpirtin ma paske mbytë…
Mu hap një dritë,
po mirë hala s’po shoh!
Nuk e di çdo ditë
çka paskam ba..
Thonë e mira vjen ngadalë,
ma mirë me heshtë
sa me shumë fjalë..
Kokës për muri ke me i mshu,
po një ditë vonë ka me tu kujtu,
se sa shume dikan e ke lëndu…
Please follow and like us: