Europa nderon Rugovën me Akademi Përkujtimore në Strasburg në Parlamentin Evropian
Europa nderon Dr. Ibrahim Rugovën me Akademi Përkujtimore në Strasburg, me 5 Shkurt, 2024, ora 18.00-19.00 në Parlamentin Evropian.
Kush ishte ‘Presidenti Legjendar’ i Kosovës:
Dr. Ibrahim Rugova ishte shkrimtar, filozof e intelektual. Është një nga themeluesit e Republikës së Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pa të cilin historia moderne e Kosovës nuk do të mund të shkruhet, pa e përmendur.
Doktor Ibrahim Rugova u zgjodh president i Kosovës në mars 2002 dhe u rizgjodh më 2004. Ai ndërroi jetë më 21 janar 2006 në Prishtinë dhe u varros në “Bregun e Diellit”, me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës. Në përvjetorin e vdekjes më 21 janar 2007, presidenti Fatmir Sejdiu, dekoroi presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vend që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.
Çmimi Saharov për Adem Demaçin (1991) dhe Ibrahim Rugovën (1998)