Në Farkë buzë liqenit një memorial për Dëshmorët e Fekenit
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Nderim për dëshmorët ushtarakë
Më 6 shkurt 2024 u përkujtuan 11 Dëshmorët e Fekenit, ish-studentët e Shkollës së Bashkuar nga familjarë dhe ushtarkë, miq dhe koleg të të rënëve në stërvitjen dimërore në vitin 1981. Orteku që ra na mori në lulen e rinisë studentë, komandues dhe pedagogë të cilët në luftë me fenomenet e natyrës mbetën nën dëborë. Por pas 42 vitesh ishte nisma e ish-studentit Agron Zerani njëri nga të mbijetuarit e kësaj ngjarje, që mundësoi kujtesën e tyre. Ai gjeti vendin më të bukur dhe piktoresk si një ushtarak elitar dhe nën kujdesin e bashkisë Tiranë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes u vendos dhe pllaka përkujtimore me emrat e tyre.
Dëshmorët e Atdheut që ngelën në përjetësi dhe u shkruan në memeorjen e Shqipërsië janë: komandant i batalionit Dushan Shametaj, shef i Planëzimit në Degën e Arsimimit Çlirim Pulaj, pedagog taktike Nikollaq Bero dhe studentët Bilbil Pashaj, Aleko Gjoni, Qemal Lika, Besnik Shehu, Pëllumb Rrapo, Ilir Gramatiko, Nexhip Çopa dhe Bujar Ago. I përjetshëm kujtimi i tyre!
Edhe në ambjentet e Garnizonit Ushtarak ‘Skënderbej” është ngritur një memorial që përkujton rënien në krye të detyrës të 11 studentëve dhe petagogëve të ish-Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve. Një lapidar përkujtimor është ngritur dhe në malin e Fekenit, ku ndodhi dhe rënia në krye të detyrës ssë ushtarakëve. Gjatë këtyre viteve në Tiranë dhe në rrethet nga ishin dëshmorët, janë përkujtuar duke vendosur emra në rrugë dhe në sheshe si dhe vlerësuar nga bashkitë përkatëse me tituj nderi.
Agron Zerani, i dymbëdhjeti “shenjëtor”
Ai është nismëtar dhe realizues i memorialit të 11 Dëshmorëve të Fekenit. Ai mund edhe të të ishte njeri prej tyre. Ngjarja ndodhi 43 vjet më parë në 6 shkurt 1981, ku ranë në krye të detyrës ushtarake në Feken. Studentë ushtarakë po zhvillonin stërvitjen dimërore, në përgatitje ushtarake në kushte të vështira të dimrit, të terrenit dhe të motit, t’u përgatitur ushtarakisht për mbrojtjen e Atdheut. Fenomenet e natyrës, si në luftë të vërtetë rrëmbyen 11 studentë ushtarakë, pedagogë e komandues të Shkolës së Lartë të Bashkuar të Oficerave.
Në kujtim të tyre me një përkushtim dhe vullnetarizmi për t’u admiruar Agron Zerani, bëri ç’ishte e mundur për ngritjen e një memoriali që historia do ta vlerësojë, në një vend të dukshmë dhe moern të kohës, buzë liqenit artificia të Farkës. Memoriali është i thjeshtë, por shumë i veçantë dhe i pari në këtë park të bukur natuyror që do të zhvillohet. Deri këtu Agroni kishte një përvojë pasi kishte bërë mbjelljen e pemëve në çdo cep të Atdheut, ku rregjistrohem mbi 2000 rrënjë pemë të mbjellë me nismë, me shpenzime dhe punë të tij.
Nisma për ngritjen e memorialit në liqenin e Farkës ka një tjetër vlerë dhe përmasa madhështore, për faktin se është i pari ushtarak që ideoi dhe zhvilloi me këmbëngulen e tij këtë vepër në nderi të Dëshmorëve të Fekenit. Në një si gadishull të liqenit, në një vend të bukur, bëri që të valavitet flamuri kombëtar, pranë emrave të dëshmorëve, shokëve të tij. Ai i pёrjetёsoi emrat e tyre në një pllakё pёrkujtimore. Rreth pllakës simbol mbolli 11 njёmbёdhjetё selvi nё formёn e shqiponjës.
Përkujtuam përvjetorin e parë të memorialit
Familjarë dhe ish-ushtarakë u mblodhën rreth memorialit “Dëshmorët e Fekenit” buzë liqenit të Farkës, për të kujtuar dhe nderuar shokët studentë e oficerë të shkollës ushtarake, që ranë në lulen e rinisë nga ortekët e dëborës gjatë stërvitjes dimërore në vitin 1981.
Aty në këtë përkujtimore kishte ardhur dhe nënë e dëshmorit Pëllumb Rrapo, e cila tek prekte gërmat e emrit të djalit në memorial, dy pika lotë rrëshqitë mbi tufën me lule. Ishin lotë të mirënjohjes që shokët e djalit të saj u bënë nderim këtyre trimave…
Nuk do t’i harrojmë kurrë! Ky ishte dhe mesazhi që përcollën në këtë përkujtimore. Diskutantë të shumë të që folën theksuan se tragjedia e 6 shkurtit 1981 që ndodhi në stërvitjen dimërore që zhvillonin studentët e ish-Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve në Feken tashmë është një ngjarje e skalitur në memorien e gjithë ushtarakëve dhe të familjeve të tyre, por dhe të popullit shqiptar. Studentët dhe pedagogët e shkollës ushtaarke shkonin çdo vit në stërvitje dimërore në rajon malor të Fekenit, ku kishin shkollën në kushtet e dimërit pët t’u stërvitur me të gjithë parametrat dhe elementët e duhur. Dimri i atij viti ishte i ashpër dhe i ngarkuar me dëborë. Dhe 6 shkurti, një ditë e vështirë u kthye në një ditë e cila në memorien ushtarake shqiptare tashmë quhet “Tragjedia e Fekenit”.
Familjarë dhe ish-ushtarakë kujtuan misionin fisnik për të cilin ata ranë dëshmorë. Kjo ngjarje ka prekur zemrat e tyre, por që vazhdon t’i prekë dhe sot edhe pas 43 vitesh. Kjo na bën më të fortë për të parë përpara, për të ecur në rrugën e treguar prej tyre. Në vite shumë e shumë të tjerëve kanë rënë në krye të detyrës dhe në respekt të misionit fisnik që kishin së bashku mbrojtjen e atdheut.
Kjo ditë përkujtimore është një ditë reflektimi dhe që na mbush me krenari, se ne ish-ushtarakët i përkasim akoma atij brezi që di të respektojë dhe të përkujtojë të gjithë të rënët. I përkasim atij brezi në uniformë ose jo, që akoma ka besim dhe mbështetet tek vlerat më sublime, siç është ajo e dashurisë për atdheun dhe detyrën.
Familjarë dhe ish-ushtarkë në përfundim të përkujtimores theksuan vazhdimin e punës për përmirësimin e këtij memoriali në vijimësi. Agron Zerani premtoi se do të mbjellë dhe dy selvi për dy shokët e tij që nga orteku ngelën invalid një jetë të tërë…