Cikël poetik nga Bledar Koçi
JAM UDHĒS…
Sipas fjalēve të fundit tē gjyshes…
“Jam udhēs, jam udhēs, jam udhēs…”
Thosh’ gjyshja teksa dha shpirt.
Njē sumbull nē cepin e buzēs
Nga lot, iu kthye nē dritē.
…….
“Jam udhēs” mē ndoqi kjo fjalē
E lashtē, prej shekulli tjetēr,
Tek endem e mbetem i gjallē
Bohem nē rrugẽn e vjetēr.
“Jam udhēs” tha dhe shtegtari
Nēn qiejt e ēndrrēs dhe shpresēs
“Jam udhēs” fryn era e malit,
Dhe gjethja nẽ fundin e vjeshtēs.
“Jam udhēs, jam udhēs” mē flet
Dhe gjaku – damarẽsh nē dej
“Jam udhēs” e thotē kjo jetē,
“Jam udhēs” dhe bota pērtej.
ODA E VEGJĒLISĒ
E zbardhi jashtē – thoshte gjyshi
tek hynte brenda odēs,
dhe njē krah dru pērcēllimē
e hidhte nd’anē sobēs.
Penxheres, xhamash, frynin binin,
kristale flokē flokẽ,
ku dy maçokē gērr gērres flinin
nē paqe, kokē mē kokē.
Ne mē tē vegjlit shtrirē pẽrdhe
tē mbledhur si rabecka,
dhe mē tē lumtur s’kish si ne
nēn njē jorgan me lecka.
Minderit pranē atje nē qosh,
ç’aromē vinte ndajnate
nē ēndrra sillnin njē copē vjeshtē
ca mollē dimẽrake.
Mēngjesesh, kēngē merrte ibriku,
njē kēngẽ me fishkēllima…
Dhe rriteshim nga pak cdo ditē,
me zjarr e flakērima…
Ç’mē ther nē gjoks e zemēr s’kam
t’i shoh ato qē shkuan
ku s’gjej dēborē e as kallkan
te strehēt qẽ kulluan.
Nuk ka ibrik e as jorgan
dhe koha gjithçka shprishi.
Te odẽ pa sobē e pa tavan,
sa dimra s’ẽshtē mē gjyshi.
LESKOVIK
Mbytur plēng e nostalgji,
Mē heq kthesa nē tē dalē,
Leskovik po vij tek ti,
Si dikur kur isha djalē.
Malli malit po mē nget,
Tē dēgjoj prapē zogjtē e kēngēs,
Mbi sinor qē mē thērret
T’i kaloj kufijtē e ēndrrēs.
Leskovik dēborē ngrirē
Ç’mjegullnajē tē pashē mbi krye
Marr me tē nē sytē e mi,
Pisha, bredha edhe yje.
Leskovik gur prej drite,
Gērxhet lart mē ndjellin lotē
Dhembin bukur nē kujtime
Se me to nisa njē botē.
……
Ja, kjo udhē nē tē dalē
Mē jep gjunjẽ e vrull tē ri
Tashmē burrẽ u ktheva djalē
Leskovik, po vij tek ti.
GËRMADHA IME
Dikur gjalloje plot freski
si një parajsë me vezullime,
sikur ke qenë s’je përsëri
i ëmbli prag, gërmadha ime.
U ktheva etur këtij trualli
rrēmoj në mure nëpër gurë,
mē nxit një dhembje shtyrë prej malli
qē nga ky shpirt s’më ikën kurrë.
Një lëmsh në grykë ngadalë më mblidhet
e më shtrëngon sikur më mbyt,
oxhakut… zjarri ku më s’ndizet
me tym kërcunjsh, që digjte sytë.
Më tej, e shqyer një kamare,
njē drapër varur dhe një shportë,
sepete e vjetër nën dritare
dhe gozhdë e ndryshkur, më ndjell lotë.
Ah, mēni i lashtë avllisë së shkretë
si një statujë më flet pa fjalë,
çfarē qeshëm, qamë, aty u tret
kjo baltë – mjaltë i ruan të gjallë.
Dhe dashuritë, ikur, më vijnë
ashtu si zogj në ëndërrime,
me krahë shpalosur rrinë një grimë
me mua bashkë, gërmadhës sime.
LUMI I NËNTORIT
Shokëve të një udhe
Vinte i murrët lumi i Nëntorit.
Një yll ra mes shelgjesh gjëmimit të tij.
Po dridhen shokët.
Dridhen të ftohtit.
Ç’i akullt ky lumë i Nëntorit!
Kapur përdore e hodhën përmes,
si në një valle-vorbull valëve rrëmbyer.
Nuk paska hënëz kjo natë.
Ndaj është kaq ftohtë, kaq ftohtë.
Po dridhen shokët.
U dridhen duart, qerpikët.
U dridhën dhe ëndrrat e lagura qull, dhe zajet e moçëm të lumit.
…
Përpëlitej ylli mes shelgjesh…
Ngrihej e binte,
Fletẽve ndizej.
Një dritëz të dridhur shkëlqente, për shokët.
Mbi lumë të Nëntorit.
MELODI
Çelet malli në një këngë,
Ç’më kujton kjo melodi?..
Sjell atë që shembi brengë,
Të përlotë sytë e mi.
….
Nuk e di në është atje
Një shtëpizë me ballkon,
Ku më çmendi një helenë
Që vjen prapë e më pushton.
Ç’këngë niste, s’i kuptoja..
Nëpër vargje ndonjë fjalë,
Qeshte grekja tek s’duroja
Mes vështrimesh valë valë.
Tinguj zemre më ngacmonin
Ç’thoshte kënga, s’dita gjë.
Porse lulet veç bleronin
Dhe pse dimër, me atë.
Frynte udha erë e shi
Shkova tutje bashkë me to,
Mora pas një melodi
Shkrirë në të edhe Ajo.
Më vjen befas dhe tani
Asaj kënge kjo helenë
Shembet mall syve të mi,
Buzëqesh, mbi një refren.
Skënderbe!
Kushtuar Shoqatës Skanderbeg, Fermo Itali
Hej,
Skënderbe!
Shpatari-rrufe
Këtu
Dhe
Atje,
Gjiganti mbi dhè.
Këtu kalëron
I heshtur lavdinë,
Atje po dëshmon
E ngre, historinë…
E ngre historinë
Shqiponjë vetëtimash
Parzmores që ndrin
Në gjoksin prej trimash.