Yuri Kim zbardh axhendën e takimeve të Blinken në Tiranë
Ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim që tashmë mban detyrën e zv.ndihmës-sekretares kryesore për Çështjet Evropiane në Departamentin Amerikan të Shtetit ka zbuluar detaje nga vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken të enjten në Tiranë.
“Vizita vjen si fillimi i 100 viteve të dyta të marrëdhënieve me Shqipërinë e SHBA-së, vjen në një kohë kur duam të shkojmë dhe të falënderojmë kryeministrin Rama dhe Shqipërinë që ka qenë bashkëpunëtorja jonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga viti 2000.
Gjithashtu duam të theksojmë, bashkëpunimin e madh që ka pasur Shqipëria me ne për afganët, dhe shqiptarët kanë vazhduar traditën e tyre historike për të strehuar të huajt. Do të takojmë Presidentin Begaj dhe më pas do të ketë një takim me kryeministrin, kjo nuk është domosdoshmërish në kronologji, por do të ketë një takim dypalësh me kryeministrin.
Më pas do të ketë një dalje për median. Ai do të ketë një tjetër takim të bukur me diçka më shumë se 100 persona, të cilët kanë kanë kaluar përmes programeve tona, tek Piramida e Tiranës, një investim shqiptaro-amerikan”, – tha Yuri Kim sipas BalkanWeb në një bashkëbisedim online me disa gazetarë shqiptarë dhe gjermanë përpara vizitës.
Kim nuk përmendi ndonjë takim të Blinken me kreun e SPAK siç po përflitet këto ditë në Tiranë. Blinken pritet të shoqërohet gjatë kësaj vizite edhe nga vetë Kim dhe Sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien