Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Babilonia e lashtë

Në fillim të viteve 1980, në Irak, turistë të shumtë shkonin për të parë rrënojat e Babilonisë.
Pas vizitës dhe për shumë vite, ata ende dyshonin nëse ajo që kishin parë ishte Babilonia, pasi nuk kishte asgjë të ngjashme me rrënojat e lashta, siç përshkruhen. Kishte vetëm disa vrima dhe kodra të vogla, por jo shumë të ndryshme nga peizazhi përreth në Irakun rural. I vetmi person tjetër në ato rrënoja ishte një djalë bari që përpiqej t’u shiste turistëve pllaka balte, për të cilat thoshte se i kishte gjetur atje.
Porta e Ishtarit është, aktualisht në një muze gjerman, rindërtim modern i shekullit të 20-të, por jo në Babiloni. Ishte më parë, por u eksportua në Berlin për t’u rimodeluar.
Ajo që mbeti, ishte në majë të kodrës, vite më vonë u përdor nga SHBA si seli për rajonin.
Në vitin 1983, Iraku ishte në luftë Iranin. Askush nuk ishte aty, as turistë, natyrisht, as ndonjë ndërtesë apo personel në ndonjë gërmim arkeologjik, asnjë shenjë, madje as në arabisht, megjithëse do të kishte ndihmuar pak, pasi shumë që vinin ishin të huaj, nuk kuptonin guhën vendase. Megjithëatë, ishte nteresimi i madh për të vizituar Babiloninë. Vendasit ishin shumë të dobishëm, gjithsesi. Ata ishin në gjendje të kuptonin se çfarë kërkonin turistët dhe përpiqeshin t’i ndihmonin.
Vetëm skulpura Luani i Babilonisë, që besohet se është me origjinë hitite, nga koha kur këta e kontrollonin, i bindi se kishin qenë në rrënojat e Babilonisë së lashtê – pa kopshte të varura e zigurate – as kullën e Babelit që qëndronte dikur në zemër të metropolit të gjallë; jo sheshe të hapura, bulevarde të gjera dhe as korsi të ngushta gjarpëruese. Qyteti i Qyteteve ishte shkatërruar, duke lënë pas vetëm babiloni – babëzi, barbari – belbëzim, hutim, ngatërresë
Please follow and like us: