Albspirit

Media/News/Publishing

Pesë dëshmi mbi origjinën shqiptare për Hënes, Ornelën, Ajshtajnin, Mesin dhe Baxhion

Këndi i humorit
Ismail Xhaferi
Në vazhdën e studimeve shumë të thelluara “shkencore” për të zbuluar origjinën shqiptare të shumë personaliteteve botërore, po ju paraqes edhe unë pjesë nga studimi im.
1. Uli Hënes: Ish- futbollist i kombëtares gjermane, me origjinë nga Ballabani i Përmetit. Gjyshja e tij nga babai e kishte emrin Hëna dhe nga kjo ka marrë mbiemrin Hënes.
2. Ornela Mutti (emri origjinal është Ornella Muti) me origjinë nga Librazhdi. Për shkak se paraardhësit e saj e kanë patur shtëpinë pranë banjave publike në qytetin e Librazhdit i vendosën mbiemrin Mu…tti.
3. Albert Ajshtajn me origjinë nga Puka: Ishte një fëmijë shumë i shkathët dhe i padisiplinuar, prandaj të gjithë i thoshnin: “A shejtan a shejtan”! Për këtë arsye nga “A shejtan”, mori mbiemrin Ajshtajni.
4. Lionel Mesi: Gjyshi i tij e kishte shtëpinë në mes të Elbasanit dhe për këtë arsye mori mbiemrin Mesi, përpara se të emigronin në Argjentinë për shkaqe hasmërie.
5. Roberto Baxhio me origjinë nga një familje nga trevat e Labërisë që mbarështonte tufa të mëdha me dele dhe për këtë qëllim kishin çelur edhe një baxho. E kishte shtëpinë pranë punishtes së përpunimit të qumështit në Tepelenë.
Doni më fakte të tjera?!
Please follow and like us: