Albspirit

Media/News/Publishing

Zëri i Amerikës: Kush ishte Boris Nemtsov?

Politikani i opozitës ruse Boris Nemtsov, një kritik i hapur i Presidentit Vladimir Putin dhe i përfshirjes së Rusisë në luftën në Ukrainë, mbrëmë u qëllua për vdekje afër Kremlinit në qendër të Moskës. Boris Nemtsov, Ai ishte zëvendës kryeministër i Rusisë në vitet 1990 dhe në atë kohë shihej si një nga pasuesit e mundshëm të presidentit të parë të zgjedhur, Boris Yeltsin. Pas ardhjes në pushtet të Vladimir Putinit në vitin 2000, Boris Nemtsov u bë një nga kritikët më të zëshëm të pushtetit të zotit Putin. Ai ishte një nga figurat kryesore të protestave të opozitës kundër Putinit në vitet 2011-2012.

Boris Nemtsov është një nga figurat më të shquara të opozitës në Rusi të vrara gjatë sundimit 15-vjeçar të Putinit dhe Kremlini me shpejtësi u përpoq të shmangte mundësinë e hedhjes së fajit ndaj tij për vrasjen. Presidenti rus Vladimir Putin e dënoi vrasjen duke e quajtur atë “brutale” dhe mori hetimet nën kontrollin presidencial, duke thënë se kjo mund të ketë qenë një vrasje me pagesë dhe një “provokim” në prag të një proteste të madhe opozitare që zoti Nemtsov pritej ta drejtonte nesër.
I gjatë, me flokë të zeza, ai shpesh vishej me rroba të thjeshta dhe njihej për fjalimet të fuqishme në protestat ku kritikohej Vladimir Putini. Nemtsov, një udhëheqës karizmatik, ishte një nga figurat kryesore të protestave të opozitës kundër Putinit në vitet 2011-2012 të cilat mblodhën 100 mijë njerëz në rrugët dhe sheshet e Moskës për të kërkuar largimin e Putinit nga pushteti. Ashtu si udhëheqës të tjerë të opozitës, zoti Nomtsov ishte një luftëtarë kundër korrupsionit.

“Ne kemi pikëpamje të ndryshme. Për shembull mbi politikat ekonomike, e majta mendon se çdo gjë duhet të kontrollohet nga shteti, unë mendoj se shtetëzimi është korrupsion sepse në këtë rast bizneset do të drejtoheshin nga burokratët”.

Ai gjithashtu ka dënuar shpenzimet e tepërta të autoriteteve ruse për Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2014 në Soçi duke përmendur ndërtesat shtetërore, helikopterët dhe aeroplanët që Putin kishte në dispozicion.

Boris Nemtsov ka qenë kritik i ashpër i përfshirjes së Rusisë në luftën në Ukrainë. Gjatë një proteste vitin e kaluar në Moskë ai u shpreh hapur kundër luftës në Ukrainë.

“Ne duhet t’i themi jo luftës në Ukrainë. Ne duhet të themi Rusia dhe Ukraina pa Putinin. Ne duhet të themi Rusia dhe Ukraina pa Putinin”.

55 vjeçari Nemtsov kishte frikë për jetën e tij për shkak të kundërshtimit të luftës në Ukrainë. Ai kohët e fundit i kishte thënë agjencisë së lajmeve TASS se ishte e shqetësuar se presidenti Putin mund ta dëshironte atë të vdekur për shkak të kundërshtimit të tij ndaj përfshirjes ruse në konfliktin në Ukrainë.

Si rezultat i kritikave të tij të ashpra ndaj Presidentit Putin, udhëheqësi i opozitës Nemtsov fitoi mbështetje në mesin e intelektualëve të Moskës dhe klasës së mesme, por ai kishte pak mbështetje jashtë qyteteve të mëdha.

Sipas një ankete të organizuar nga organizata e pavarur Qendra Levada, vetëm 15 përqind e të anketaurve thanë se ata përkrahnin politikanët si Boris Nemtsov, Mikhail Kasyanov, Alexei Navalni dhe figura të tjera të opozitës, ndërsa 68 përqind e të anketaurve nuk përkrahnin këta politikanë. Në këtë anket kanë marrë pjesë 1,600 persona nga mbarë Rusia.

Nemtsev dhe aleatët e tij për mungesën e mbështetjes popullore kanë fajësuar median në Rusi, ku stacioneve më të mëdha televizive kontrollohen nga entitete që kanë lidhje me Kremlinin.

Boris Nemtsov për një kohë të shkurtër në vitet 1990 shërbeu si zëvendës kryeministër i Rusisë nën Presidentin Boris Jeltsin, duke fituar reputacion si një nga reformatorët kryesorë të ekonomisë liberale.

Please follow and like us: