Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Ndalimi

Dikur, bota muslimane mbeti prapa në shkencë. Dhe për këtë fajësohet një njeri i vetëm.
Në vitin 1493 refugjatët hebrenj nga Spanja sollën shtypshkronjën e parë të tipit të lëvizshëm në Lindjen e Mesme, në Stamboll. Ishte teknologji e re – Parisi e realizoi shtypjen e parë vetëm 23 vjet para kësaj. Sulltani osman, Bejazidi II, e bëri të paligjshme shtypjen në arabisht ose turqisht. Ky ligj ishte në fuqi deri në shekullin e 18-të. Shtypshkronja në atë kohë ishte e barabartë me internetin sot; mosmarrja pjesë e Lindjes së Mesme nga ai revolucion ishte me pasoja katastrofike. Si rezultat i drejtpërdrejtë i asaj që mund të jetë gabimi i vetëm më i madh i politikës në histori, vala e përparimit shkencor dhe kulturor në Evropë e njohur si “Iluminizmi” anashkaloi plotësisht Lindjen e Mesme.
Në vitin 1720, Stambolli ishte ende qyteti më i madh dhe më i pasur në botë, por një qytet i vogël, koloni angleze i quajtur New York kishte tashmë më shumë gazeta ditore. E ardhmja ndjek rrjedhën e informacionit. Me ndalimin e shtypshkronjës, Stambolli kishte mbetur mbrapa dhe Nju Jorku u bë qytet i të ardhmes.
Dhe pse Bejazidi bëri një gabim kaq të tmerrshëm? Pse duhej ndalonte shtypjen e librave dhe gazetave? Dijetarët fetarë muslimanë ia kërkuan atë. Ata mendonin se një vërshim i pakontrolluar i librave do të kërcënonte fuqinë e tyre.
Për shkak të Bejazidit II, në vend që të merrte pjesë në përparimet shkencore dhe kulturore të shekujve 16-18, Lindja e Mesme i humbi ato zhvillime. Ata nuk u shëruan kurrë nga humbja e më shumë se dy shekujve të mendimit.
Please follow and like us: