Eva Hoxha: Koha
Koha të rrit,
Koha të rinon,
Koha të plak,
Koha të konsumon,
Kohën e harxhon,
Koha të mëson,
Koha shëron plagë,
Koha vërteton.
Koha tregon të vërtetën (por jo gjithmonë)
Koha është e çmuar kur e shfrytëzon,
E kërkon kur s’ke ditur ta shfrytëzosh.
Njeriu është i shtrirë në kohë!
Koha është e imja, e jotja është,
Të mora kohë, të hëngra kohë,
S’kam më kohë,
Sa do doja të kisha më shumë kohë!
Kohën s’e ndal dot,
Kohë s’kam e s’ngutem dot.
Prandaj shkurt s’të flas dot!
Kanë ardhur kohë të këqia, o mik,
thoshim në kohën tonë!
Please follow and like us: