“PO MOS T’ISHTE NJI’ KY BURR, KURR N’SHQIPNI S’U NGRIT FLAMUR”!
SOT FLASIN THEMELET!
Përgatiti: Fritz RADOVANI: Shkurt 2024.
99 VJET… 2 MARS 1925!
Edhe SOT… “dorasi” i porositun i Ahmet Zogut, kërkon “mbrojtje”…
“Kërkoj mbrojtje dërgoni të holla ndërmjetsoni për pshtim pranë Qeverisë Italjane.
– Pyetnij Çatin Saraçin ku asht ..? “besa” Ndihma!…
Baltjon Stambolla – Carceri Giudiziarie Bari.
Shkëqesisë Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)
Shkëqesisë Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)”
Çatin Saraçi Hotel de la Ville…”
Kjo asht fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun prej Shkodranit Atdhetar Dr. Gjon KAMSI, sot në Muzeun Historik Shkoder e ruejtun nga drejtori Atdhetar, I Ndjemi Mentor QUKU. (Foto 2009).
Kujtojmë Atdhetarin Gjon KAMSI!
Dr. GJON KAMSI
(30 Prill 1894 – 7 Mars 1992)
Atdhetari Gjon KAMSI asht lé në Shkodër me 30 Prill 1894. Asht kenë laurue në Bari të Italisë Doktor i Shkencave Ekonomike. Gjoni trashigoi të gjitha cilsitë atdhetare dhe kulturore të familjes sa shekullore Kamsi, e njohun njëheri me Historinë e Gjergj Kastriotit. Janë ato fletë të lavdishme të historisë që shndritën rrugën e Dedë Gjo’ Lulit t’ Hotit për në Deçiq e Bratilë dhe, jo larg Asaj Qelë, ku u pat nënshkrue “Memorandumi i Gerçës”, Ai i vërteti i 23.VI.1911! E, jo ai per të cilin po shkarravitet vitët e fundit nga “Akademia…”!
Gjon Kamsi asht ndër Figurat ma të Nderueme të Shtetit Shqiptar që në formimin e tij më 1912.
Tek Emni i nderuem i Gjon KAMSIT gjejmë Atdhetarin e flaktë, Shqiptarin e pastër, Burrin Trim, Shkodranin e pashoq, Fetarin e pervujtë dhe besnikun e pashoq, Ekonomistin e përgatitun, Etnografin e persosun, publiçistin e zjarrtë, familjarin model të Shkodrës heroike e mbi të gjitha këto veti:
Guximtarin Trim e t’ pathyeshem deri në Vetflijim per Atdheun, Shkodrën e mikun e vet të shtrenjtë Luigj Gurakuqi!
Kush ishte Burri i heshtun atdhetar Dr. Gjon KAMSI?!
Gjon KAMSI ishte ai burrë i njoftun shkodranë, moshatar me Varrezat e Rrëmajit, Monumentin e Perjetshëm të asaj Shkodrës, ku prehen Emnat ma të njohun të Historisë së Lavdishme të daltuem me shkronja t’ arta, mbrenda e jashta Atyne Mureve të lamë me gjak gjatë gjithë shekullit të XX.
Pikrisht, aty ku rrezet e para të diellit përshëndesin çinarët e Zef Zorbës, brij atij zalli historik të lumit pergjakun Kir.
Oh, sa kujtime ruejn Shkodranët për Ata Kryqa nën ata Çinar?
E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI, sot Ata Kryqa do t’ ishin të rrafshuem me tokë… Ishe vetm Ti o Gjon KAMSI, që i the diktatorit tiran e barbar në Tiranën e kuqe: “Këtu, mos prek”!
E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI, me i tregue “etnografëve” të Festivalit Gjinokastrës se: Kostumet Kombtare të Veriut janë ndrye ndër arkat e grave Shkodrane, dhe as sot nuk do të njihshim bukurinë e Motrës Tone, se kujt i përket veshja e Saj e mrekullueshme në veprën e piktorit madh Kolë Idromeno!
E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI, edhe sot Vajzat e Shkodres nuk do të dinin si do të vishen ato vlera të pakrahasueshme kombtare e, të vjetra, sa vetë Rrozafa heroike e Teutës!
E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI… Kush do t’a thonte të vërtetën: ”Akademikët tanë” të tiranit t’asaj Tiranës së kuqe?!
E po, mos t’ ishe Ti o Atdhetari Trim Gjon KAMSI, Vrasja e Shqiptarit Demokrat ma të madh të Shekullit XX, të Luigj Gurakuqit, do të “shkruhej” si Monumenti i Vlonës së 1912, apo “maozoleumet” e tradhëtarëve vrasës në shërbim të Pashiqit, Titos, Rankoviqit e t’ Stalinit apo Maos…
E po, mos t’ishe Ti o Shkodrani i ynë Gjon KAMSI, me na e sjellë këmishen e Luigjit të lame me Gjakun e Tij dhe, dokumentin e shkruem me emnat e vrasësve tradhëtarë t’ Atdheut… Si do të shkruhej sot Historia e vertetë e vrasjes pabesë së Luigj Gurakuqit, o Atdhetari ynë i madh Gjon KAMSI?!
Ti, e vetem Ti, na e solle të vërtetën o, i Pavdekshmi Gjon KAMSI i Shkodrës sonë!
Ah Shkodër, ah Shkodër locja ynë, a e di se:
“Pa Ty, nuk ka me pasë ma as SHQIPNI..?!”
Shënim: Materiali u përgatit nga Fritz Radovani.
Melbourne, 29 Shkurt 2024.