Albspirit

Media/News/Publishing

Sazan Goliku: GRATË E PAEMËRTA

 

Tezes time Urani Mati

 

Titanët mbanin mbi supet e tyre Tokën:

Një rrenë e madhe shumëshekullore.

 

Gratë e brishta, gratë e hekurta –

krijueset e jetës e kanë mbajtur gjallë jetën,

kur burrat vriteshin e vriten për një copë bukë,

për një copë tokë, për dy gisht nder.

 

Në tryezën e varfërisë gratë mbledhin dhe hanë

thërimet e bukës që kanë gatuar  me duart e çara,

nga gjella ha vetëm një lug me provue ka apo s’ka kripë,

nuk dihet sa herë ha e kur ha.

 

Gjumin e grave të copëtuar nga meraku

mos janë zbuluar fëmijët netëve të dimrit

e di vetëm errësira pa sy.

Ato shuajnë e ndezin yjet e qiellit me dashuri prej nëne.

 

………………………………………………………….

 

Një e vërtetë e madhe shumëshekullore:

Gratë e paemërta mbajnë jetën

mbi supet e tyre të brishta të hekurta.

 

  1. 1. 2024.
Please follow and like us: