Gane Ahmeti: Do të digjesh!
Flakë e prush do të digjesh,
por një ditë shumë do të përpiqesh;
Andrrat t’u shuan në mes,
por vetë zgjodhe të jesh vetë?
Nuk kuptove çka qenka e mira,
Mbledh gurë se një ditë të pret e vështira;
Si cigare do të digjesh,
e ke vështirë sado që përpiqesh?
Sa mërzia ka me të kaplu,
vështirë ke me pas
edhe në kambë me u zgju!
Në gjumë të thellë ka me të shti jeta,
kanë me t’u kujtu shumë të vërteta..
Ka me të mbyt mërzia,
ke me pas vështirë mu kthy
ku është foleja e dashuria!
Please follow and like us: