Vlora Obertinca: Shpirti nuk njeh moshë…
“Çdo moshë është e bukur dhe jeta merr kuptimin kur ne jetojmë ashtu si ndihemi në shpirt dhe moshën e shohim vetëm si numër”, Dr. Vlora Obertinca.
Jeta është gjëja më e shtrenjtë që na është dhuruar. Shumë nga ne nuk e jetojmë ate si duhet duke jetuar ose në të kaluarën, ose duke bërë plane për të ardhmen.
Të dashurit e mi, e kaluara nuk kthehet më, të ardhmen nuk e kemi përjetuar ende, andaj gëzojeni kohën e tashme dhe moshën në të cilën jeni. Gëzojuni gjërave të vogla, sepse gjërat e vogla e përbëjnë jetën.
Shpirti nuk njeh moshë. Andaj, ndaloni pak dhe dëgjojeni shpirtin, sepse aty ku flet shpirti flet jeta, ku flet shpirti flet lumturia, ku flet shpirti aty ndalet mosha.
Please follow and like us: