Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Ishull i pa shkelur

Në një shkrim të revistës Nature tregohet për një ishull, ku banorët nuk janë prekur fare nga ndonjë lloj qytetërimi.
Në vitin 1981, një anije mallrash e quajtur Primrose u përplas në brigjet e ishullit North Sentinel në oqeanin indian. Pas disa ditësh pritjeje për një anije që të kalonte për t’i shpëtuar, anëtarët e ekuipazhit vunë re se një grup fisesh Sentinelezë po ndërtonin varka në plazh dhe po përgatiteshin për t’i sulmuar. Në panik, pasi nuk kishin armë  në bord, kapiteni i Primrose njoftoi me radio që t’u dërgoheshin armë zjarri me anë të ajrit, por një stuhi e pengoi këtë. Fatmirësisht ata u shpëtuan nga helikopterët e dërguar nga India.
Në vitin 2004, një tërmet dhe një cunam goditi zonën e Oqeanit Indian rreth ishullit Sentinel të Veriut. Një helikopter i qeverisë indiane u dërgua në ishull për të përcaktuar nëse populli Sentineles ishte prekur nga tërmeti. Helikopteri ishte në gjendje të vëzhgonte disa banorë të ishullit në plazh, por në mënyrë të pabesueshme, helikopteri u godit me shtiza, shigjeta dhe gurë, të cilat e detyruan helikopterin të ikte.
Në vitin 2006, dy peshkatarë indianë vendosën të peshkonin në ujërat pranë ishullit North Sentinel dhe kur varka e tyre u afrua shumë pranë ishullit, ata u vranë me shigjeta nga banorët e ishullit.
Menjëherë pas kësaj, një ekip filmi lundroi shumë afër ishullit për të filmuar një dokumentar për fiset e pakontaktuara të mbetura në botë. Natyrisht, ata ishin shumë të kujdesshëm për fisin; pasi   shkrepën disa foto dhe u larguan menjëherë.
Më famëkeqja, në vitin 2018, një misionar amerikan 26-vjeçar i quajtur John Allen Chau vendosi të vizitojë ishullin për të predikuar krishterimin. Megjithatë, ai u qëllua me shigjeta pothuajse sapo mbërriti.
Për shkak të këtyre incidenteve tragjike, është e paligjshme të udhëtosh në ishull dhe qeveria indiane i lë të qetë njerëzit Sentinelezë. Ata thjesht kanë qenë gjithmonë aty; asnjë qytetërim tjetër nuk i ka pushtuar. Ne nuk dimë pothuajse asgjë për gjuhën, fenë dhe kulturën e tyre.
Është e mahnitshme që në vitin 2024, ka ende një fis të pakontaktuar, për të cilin ne nuk dimë pothuajse asgjë.
Please follow and like us: