Albspirit

Media/News/Publishing

Gavrosh Haxhihyseni: Kur e pyes sekretarin dixhital për Pellazgët

  

 There is no historical evidence or record of an ancient country named Pellasgy. The name “Pellasgy” does not correspond to any known civilization or culture from ancient times. Therefore, it is safe to say that there is no information available about the language spoken by the Pellasgians as they are not a documented ancient civilization. It is important to note that many ancient civilizations have been extensively studied and documented, but the name “Pellasgy” does not appear in any historical records or archaeological findings.
E pyes sekretarin tim dixhital (Chat GPT), “A ka ekzistuar ndonjë vend i lashtë i quajtur Pellazgji dhe nëse po çfarë gjuhë flisnin pellasgjianët”? Përgjigja e tij ishte e shkurtër e prerë dhe pa mëdyshje.
Nuk ka dëshmi apo prova historike për ndonjë vend të lashtë me emrin Pellazgji. Emri “Pellazgji” nuk i përket ndonjë qytetërimi apo kulturë nga kohët antike. Ndaj, është e sigurtë kur themi se ne nuk kemi në duar ndonjë informacion rreth gjuhës që flitej nga pellasgjianët përderisa ato nuk janë një qytetërim i dokumentuar i antikitetit. Është me rëndësi të theksojmë se shumë qytetërime të herëshme janë dokumentuar e studiuar gjerësisht por emri Pellasgji nuk shfaqet në ndonjë burim historik apo zbulim arkeologjik.
Tani ose ky sekretari im është i paditur e i paaftë të mbledhë të gjithë informacionin ekzistues për pellazgët, ose turbofolkët tanë janë droguar dhe jetojnë me një ëndërr të bukur ultranacionaliste.
Do dëshiroja të ishte e para dhe ne të ishim zotër të një perandorie të stërlashtë që shtrihej në të gjithë Europën.
Ju lutem shumë, kush zotëron informacion të besueshëm për Pellazgët, t’ia përcjellë sekretarit tim që të pasurojë më shumë dijet e veta enciklopedike.
Please follow and like us: