Albspirit

Media/News/Publishing

Zef Serembe: Si vajza ime e bukur

 

Si vajza ime e bukur s’ka asnjë
e prerë, e hollë si kumbull drejt me rri
Kur ecën shkon si zog e mbase me
zërin e saj ngre plot harmoni.
I ndan flokët në mes e rrethas vë
gërshetin që i shkëlqen krejt në të zi
i feks ballin që rreze zë
si gryka e detit në agimin e ri.
Të zezë e tërë mend, e mall të thellë
sytë e saj shkëlqejnë mes hëne
në mes faqes i qesh hunda e hollë.
Ka buzët si merxhan është faqe hollë
dorën dhe zverkun si alabastër vënë
Edhe kur qesh sikur të ngre në qiell.

Please follow and like us: