Rudolf Marku: Poeti Sadik Bejko në gazetën më të madhe “Libri i Botës”
Edhe në numrin e sotëm, gazeta më e madhe e Tashkentit ‘Libri i Botës’, nën përkujdesjen e poetes dhe kryeredaktores Xosiyat Rustamova, botohet një faqe e plotë, intervistë dhe profil me poetin, studjuesin dhe njeriun publik Sadik Bejko. Fotografia e Sadik Bejkos publikohet që në faqen e parë, nën fotografinë e Vladimir Majakovskit, për të vazhduar më pas me një faqe të plotë të gazetës.
Në një postim të saj, zonja Rustamova më shkruan, mes tjerash :”…të jam mirënjohës që më tregove për Sadik Bejkon, poetin dhe mikun tonë të çmuar, gjeniun e gjallë të botës tonë dhe që më tregove për ekzistencën e këtij ‘Njeriu të madh më këtë Botë…’”
(Dear Rudolf Marku, our precious Poet and friend! You told me about Sadik Bejko, the living genius of this world today, and the existence of this great person in this world! I am indebted to you for knowing this poet! I owe you a good word, thank you is not enough! I am really grateful for you!).
Prekem nga fjalët e saj tepër fisnike. Aq më tepër kur mendoj gurë gjuajtësit profesionistë të zilive cinike të nahijes sonë letrare, që përgjojnë pas qosheve të kasolleve të mjerimit të tyre, tek këndojnë kantilenat e vetë- lavdisë.
Edhe njëherë ju falenderoj, poetesha e talentuar Xosiyat Rustamova, për vëmendjen tuaj ndaj letërsisë shqipe dhe për protogonistët e vërtetë të saj! Mirënjohës mirësisë tuaj gjithë dritë.