Muharrem Meko: Dy mesazhe për doktorin dhe intelektualin e njohur, Tritan Kalo
Doktor Tritan Kalo, ka ikur… larg në Kanada: birbot mezi prisnin plotësimin e moshës për në pension!
…dhe s’pritën asnjë minutë më shumë, por me zellin e tyre të fandaksur, e firmosën menjëherë largimin e tij!
Por kot lodhen… nuk e largojnë dot!
Sepse ai personalitet i Mjekësisë shqiptare, përveçse është prezent thuajse çdo ditë përmes shtypit të shkruar në Shqipëri, ku ngre e trajton problemet kaq shqetësuese me të cilat ballafaqohen bashkëatdhetarët e tij të dashur, ka lënë edhe emrin e tij të ndritur e të respektuar, për gjithe ata pacientë ndër vite; që ai i ka trajtuar me atë profesionalizëm e njerzillëk, që zotëron vetëm ai!
Edhe njëqind, Doktor Tritani!
4 vite më parë
==================
Mikun im i vyer, simboli i qëndresës e heroizmit të pashoq dr. Tritan Kalo, që së bashku me shokët e tij “të armëve”, këto ditë janë kthyer në “gladiatorët ” e paepur në betejën historike, kundër COVID-19, ma plotësoi kërkesën: në edicionin e lajmeve të orës 19 teleshikuesit e RTSH Korçës, do të kenë fatin ta ndjekin përmes ekranit të tyre.
Mirënjohja e gjithë shqiptarëve, sot shkon për dijet shkencore dhe eksperiencën tuaj, Doktor!
Historia e këtij vendi padyshim që do t’iu kujtojë si “spartanët” e vërtetë të kësaj beteje heroike, në mbrojtje të jetës së shqiptarëve!
* * *
…dhe e realizuam një bisedë brilante, drejtpërsëdrejti midis doktor Tritan Kalo dhe kryeredaktorit Llazi Saro, prej mëse 20 minutash!
Faleminderit Doktor, këshillat dhe besimi tek profesionalizmi Juaj i lartë, ka shëruar me mijra teleshkues të RTSH Korçës, që ju kanë ndjekur me ëndje në këte komunikim!
Ndoshta si asnjë tjetër, nga ky ekran!